Stoltenberg: Marrëdhëniet aktuale në mes Kosovës dhe Serbisë po e pengojnë politikën dhe ekonominë

Stoltenberg: Marrëdhëniet aktuale në mes Kosovës dhe Serbisë po e pengojnë politikën dhe ekonominë

James Appathurai, zëvendësi i ndihmësit të Sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg, paralajmëroi Serbinë se si shtet neutral ushtarak do të ju kushtoj shumë të mbrohen. Ai kishte edhe një kritikë për Serbinë e pushtetin atje pasi nuk e informojnë publikun serb për partnerin më të madh të tyre ushtarak, NATO-n. Ai shtoi se […]

James Appathurai, zëvendësi i ndihmësit të Sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg, paralajmëroi Serbinë se si shtet neutral ushtarak do të ju kushtoj shumë të mbrohen. Ai kishte edhe një kritikë për Serbinë e pushtetin atje pasi nuk e informojnë publikun serb për partnerin më të madh të tyre ushtarak, NATO-n. Ai shtoi se shpreson që të rinisin bisedimet mes Prishtinës e Beogradit.

Nëse jeni neutral, kjo nuk do të thotë që nuk duhet të mbroheni, vetëm se do të mbroheni të vetëm, pa ndihmën e askujt e kjo kushton tha Appathurai pas deklaratave për neutralitet nga Serbia.

Zvicrës i duhet të paguaj shumë para që të mbrohet e vetme nga armiqtë. Njëjtë vlen edhe për Finlandën e Suedinë, që kanë shtuar konsiderueshëm investimet në mbrojtje, tha Appathurai. Anëtarët e Aleancës kanë pranuar se deri më 2024 do të ngritin investimet në mbrojtje deri në dy për qind  të bruto prodhimit vendor (BPV)

Appathurai vlerëson se pa prezencën e SHBA’ve këto shpenzime të anëtarëve të NATO’s do të ishin 4 deri 6 për qind të BPV’së, e as atëherë nuk do të arrihej i njëjti nivel i mbrojtjes.

Appathurai tha se NATO e respekton neutralitetin e Serbisë e nuk kërkon nga askush të zgjedh mes perëndimit e lindjes. Kemi një bashkëpunim aktiv me Serbinë, e cila është partner i besueshëm, tha ai.  Me rastin se Beogradi e vendos shpesh në plan të parë bashkëpunimin me Rusinë, edhe pse anëtarit e NATO’s janë donatori më i rëndësishëm i Serbisë, ku SHBA’të japin ndihmën më të madhe Ushtrisë Serbe, Appathurai tha se është realitet se Beograd është partner i besueshëm.

Bashkëpunojmë shumë, përfshi edhe ushtrimet e përbashkëta. Por, do ta vlerësonim sikur udhëheqësia dhe mediat serbe të njoftonin qytetarët rreth asaj se sa Serbia bashkëpunon me Perëndimin dhe sa i ndihmon Perëndimi.

Appathurai tha poashtu se Alenaca shpreson se do të nis dialogu për normalizimin e marrëdhënieve mes Beogradit e Prishtinës, që e dëshiron edhe udhëheqësia e re e Bashkimit Europian.

“Dialogu mund të sjellë deri tek ndryshime fundamentale në të gjithë rajonin, sa i përket integrimeve euroatlantike, zhvillimin ekonomik, për çfarë edhe e mbështesim vazhdimin e tyre. Është në interesin e Beogradit e Prishtinës të zgjidhin problemet e tyre, është për të mirën e tyre. Marrëdhëniet e tyre të tanishme e pengojnë politikën dhe ekonominë, tha Appathurai.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?