Spahiu: Pritet marrrëveshja VV-LDK, do të ndërhyjnë ndërkombëtarët

Kuvendi i Kosovës mblidhet sot pa marrëveshje ndërmjet VV-LDK për formimin e institucioneve. Se LVV e LDK shkojnë në seancën konstituive pa marrëveshje, ka njoftuar kandidati për kryeministër të Kosovës Albin Kurti përmes një videofjalimi. Kurti fajësoi LDK-në për mosarritjen e marrëeshjes, duke thënë se kjo e fundit refuzoi ofertën e fundit që LVV ia […]
Se LVV e LDK shkojnë në seancën konstituive pa marrëveshje, ka njoftuar kandidati për kryeministër të Kosovës Albin Kurti përmes një videofjalimi.
Kurti fajësoi LDK-në për mosarritjen e marrëeshjes, duke thënë se kjo e fundit refuzoi ofertën e fundit që LVV ia ofroi.
I menjëhershëm ka qenë reagimi i kreut të LDK-së Isa Mustafa i cili ka thënë se gatishmëria LVV-së për ta mbështetur kandidatin e propozuar nga LDK-ja për president të Kosovës, por duke kërkuar më shumë hise në qeveri, nuk është parim, por tentim për të përfituar më shumë.
Megjithatë, analisti Nexhmedin Spahiu, nuk e sheh të dështuar koalicionin LDK-LVV.
Ai në një prononcim për Periskopin tha se situata ka shkuar në një fazë kritike, ku është e nevojshme ndërhyrja e ndërkombëtarëve.
Ai ka sqaruar se kjo situatë e tillë mund të vazhdojë edhe një kohë, por që pa ndërhyrjen e miqve të Kosovës, nuk shihet të ketë ndonjë marrëveshje.
Spahiu po ashtu ka cekur se zgjedhjet e reja nuk mund të sjellin ndonjë garancë.
”Nuk mendoj që është akoma i dështuar por me gjasë jemi në fazën ku intervenimi i miqve të Kosovës do të jetë i pashmangshëm gjë që ata nuk e kanë dëshiruar, aleatët e Kosovës duhet vazhdimisht t’i tregojnë botës, vendeve të cilat nuk e kanë njohur Kosovën, se Kosova është një vend i pjekur i cili dinë të i formoj vetë institucionet dhe ta bëjë vendin demokratik. Meqenëse zgjedhjet e reja nuk japin kurrfarë garance, situata duhet të ndryshoj, sigurisht që kjo situatë do të vazhdojë edhe një kohë edhe më pas do të ndërhyjnë miqtë në këtë dhe do arrihet një marrëveshje”, tha Spahiu për Periskopin./Periskopi












