Spahiu: Kompromisi është çelësi për qeverinë e re

Ish ambasadori i Kosovës në Shtetet e Bashkuara, Avni Spahiu, tha sot se shpreson që nuk do të ketë zgjedhje të reja ndërsa e quajti si ushtrim të demokracisë ngërçin aktual me të cilën po përballet vendi për krijimin e institucioneve të reja. Ambasadori Spahiu i tha Zërit të Amerikës se shpreson që zhvillimet aktuale […]

Ambasadori Spahiu i tha Zërit të Amerikës se shpreson që zhvillimet aktuale politike në vend të tejkalohen në mënyrën më të mirë të mundshme.

“Duhet një dialog, duhet një mirëkuptim në mes partive dhe subjekteve politike që synojnë të jenë në qeverisjen e ardhshme. Kompromisi është çelësi si për çdo gjë tjetër dhe shpresoj që do të ketë një rezonim racional dhe të krijohet sa më shpejt qeveria dhe Kosova të vazhdojë më tutje”, tha ambasadori Spahiu.

Ai thotë se subjektet politike nuk duhet të lejojnë në asnjë mënyrë që vendi të dëmtohet në çfarëdo forme.

Spahiu që ka shërbyer si ambasadori i parë i Kosovës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, pas shpalljes së pavarësisë më 17 shkurt 2008, sot promovoi në Prishtinë librin me titull “Misioni i parë”, ku përshkruhet periudha e ngritjes së ambasadës së Kosovës në SHBA dhe marrëdhëniet ndërmjet dy vendeve.

Pjesëmarrësit në ceremoni vlerësuan rolin e ambasadorit Spahiu dhe marrëdhëniet e rëndësishme të Kosovës me Shtetet e Bashkuara të Amerikës./VoA/

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?