Sondazhi: 79% e qytetarëve nuk e shohin si “normale” zvarritjen e koalicionit VV-LDK

Në një sondazh të Periskopit të publikuar në njërën prej faqeve të saj në Facebook, qytetarët u pyetën se si e shihnin zvarritjen e koalicionit mes LDK-së dhe VV-së. Përgjigjja nuk është aspak befasuese. Kanë kaluar dy muaj e dhjetë ditë që nga zgjedhjet e parakohshme të përgjithshme të 6 tetorit. Megjithëse u tha nga […]
Kanë kaluar dy muaj e dhjetë ditë që nga zgjedhjet e parakohshme të përgjithshme të 6 tetorit. Megjithëse u tha nga dy partitë e para, VV dhe LDK, se mund të bënin koalicion parazgjedhor – një gjë e tillë del të ketë qenë një mashtrim i madh për qytetarët e vendit. Kjo për shkak të ngërçit aktual.
6 takime u zhvilluan për program dhe pesë të tjera për pozita. Megjithatë, Kurti e Mustafa ende nuk ia shtrinë dorën njëri-tjetrit për ta përgëzuar për marrëveshjen. Sepse nuk ka marrëveshje.
E një gjë e tillë ka irrituar qytetarët e Kosovës në bazë të sondazhit të lartpërmendur, përcjell Periskopi.
Nga mbi 2 mijë votues, 79 për qind votuan që zvarritja ishte “e turpshme” ndërkohë që vetëm 21 për qind e shihnin si normale një gjë të tillë.













