S’ndalet Marko Gjuriq: Në Reçak kishte ‘aksion anti-terrorist’ ndaj shqiptarëve

I ashtuquajturi drejtor për Kosovën në qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq, sërish ka folur për Reçakun duke e quajtur si ‘aksion anti-terrorist’ masakrën në Reçak. Ai, në kuadër të reagimeve ndaj opozitës serbe, ka thënë se ‘ka heshtje të sinkronizuar’ ndaj Reçakut dhe dënimit për këtë ngjarje të Ivan Todosijeviqit nga organet gjyqësore në Prishtinë. […]
I ashtuquajturi drejtor për Kosovën në qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq, sërish ka folur për Reçakun duke e quajtur si ‘aksion anti-terrorist’ masakrën në Reçak.
Ai, në kuadër të reagimeve ndaj opozitës serbe, ka thënë se ‘ka heshtje të sinkronizuar’ ndaj Reçakut dhe dënimit për këtë ngjarje të Ivan Todosijeviqit nga organet gjyqësore në Prishtinë.
“Heshtja e sinkronizuar e opozitës ndaj Reçakut dhe persekutimit që po i bëhet Ivan Todosijeviqit tregon edhe një herë se ata nuk janë një alternativë përballë qeverisë aktuale, por janë për të qëndruar në opozitë’, shkruan Tanjug, përkthen Periskopi.
Gjuriq ka thënë se ‘heshtja e opozitës serbe ndaj kampanjës brutale të Prishtinës duke e portretizuar aksionin anti-terrorist në Reçak si gjenocid ndaj shqiptarëve por edhe dënimi i Todosijeviqit, nuk është ndonjë befasi’.
Ndryshe, pak më herët, në vijë të njëjtë me Gjuriqin doli edhe Goran Rakiqi i Listës Serbe, duke hedhur akuza të njëjta ndaj opozitës në Serbi.
“Sulmet e vazhdueshme ndaj serbëve në Kosovë dhe dhuna institucionale që po përkthehet në vendime gjyqësorë nga shqiptarët të cilët po dënojnë serbë pa asnjë provë, po kalon pa u vënë re nga opozita në Beograd”, ka thënë Rakiq, shkruan Tanjug, përkthen Periskopi.
Mohimi i masakrës së Reçakut nga shteti serb, së fundmi ka ngjallur sërish reagime të shumëta.
Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, në fillim të kësaj jave qëndroi në Reçak, ku nga atje, veç tjerash tha se ‘ndërkombëtarët me heshtjen e tyre po e trimërojnë Serbinë për të mohuar gjenocidin në Kosovë’.
“Heshtja e ndërkombëtarëve dhe mos vizita e tyre sidomos këtu në Reçak që e theksoj se është pika kulmuese e masakrave nga shteti serb, e ka hapur gojën dhe e ka amnistuar edhe lidershipin aktual të Serbisë që të pretendojë me krenari të mohojë krimet kundër njerëzimit dhe gjenocidin në Kosove”, tha presidenti Thaçi./Periskopi/












