Si në filma: Grabitësit rrokullisen me veturë duke ikur nga policia në Istog

Si në filma: Grabitësit rrokullisen me veturë duke ikur nga policia në Istog

Policia e Kosovës ka arrestuar dy persona në Gjakovë të dyshuar për veprat e grabitjes, mbajtjes në pronësi kontroll ose posedim i paautorizuar i armës dhe mos zbatim i urdhrit të policit. Arrestimi i tyre është bërë pasi që më datën 29.12.2019 rreth orës 11:33 në stacionin policor Istog një person ka raportuar se dy […]

Policia e Kosovës ka arrestuar dy persona në Gjakovë të dyshuar për veprat e grabitjes, mbajtjes në pronësi kontroll ose posedim i paautorizuar i armës dhe mos zbatim i urdhrit të policit.

Arrestimi i tyre është bërë pasi që më datën 29.12.2019 rreth orës 11:33 në stacionin policor Istog një person ka raportuar se dy persona të panjohur e kanë sulmuar me sëpatë, duke i shkaktuar lëndime të lehta trupor dhe nën kërcënimin e sëpatës ia kanë marrë 110 euro dhe 10 franga, si dhe kanë grabitur veturën e tij ‘VË Tiguan”.

Dy të dyshuarit më pas kanë lidhur personin me një litar dhe nga shtëpia ia kanë marrë edhe një armë gjuetie të cilën e kishte me leje dhe pastaj me automjetin e rrëmbyer janë larguar në drejtim të panjohur.

Më datë 30.12.2019 rreth orës 22:25 në rrugën “Hysni Dobruna” në Gjakovë, është parë automjeti i rrëmbyer dhe policia është vënë në ndjekje të tij, pasi të dyshuarit  nuk kanë përfillur urdhrat e personave zyrtarë për t’u ndalur dhe në ikje e sipër,  nga shpejtësia e madhe që zhvillonin me automjetin e dyshuar, janë rrokullisur  jashtë rrugës.

Në vendin e ngjarjes është gjetur një armë gjahu, një maskë dhe një thikë. Në lidhje me rastin janë njoftuar të gjitha njësitet relevante gjithashtu është njoftuar edhe prokurori kujdestar.

Në lidhje me këta persona është informuar edhe Policia e regjionit të Pejës, të cilët i kanë marrë dy të dyshuarit në lidhje me rastin e grabitjes që ka ndodhur me datë 29.12.2019 në Cerrcë -Istog. Rasti do të procedohet në prokurori.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?