Si ndryshon vagina me kalimin e viteve?

Si ndryshon vagina me kalimin e viteve?

Ndoshta nuk do ta dalloni me sy të lirë, por me kalimin e moshës vagina juaj do të ndryshojë. Ndryshimet fillojnë pas të 40-ve dhe gjithë çfarë mund të ndodhë e gjeni më poshtë. Uterusi mund të bjerë në vaginë tuaj Një nga ndyshimet që ndodh me kalimin e moshës mund të jetë prolapsi (rënia […]

Ndoshta nuk do ta dalloni me sy të lirë, por me kalimin e moshës vagina juaj do të ndryshojë. Ndryshimet fillojnë pas të 40-ve dhe gjithë çfarë mund të ndodhë e gjeni më poshtë.

Uterusi mund të bjerë në vaginë tuaj

Një nga ndyshimet që ndodh me kalimin e moshës mund të jetë prolapsi (rënia e uterusit ose rektumit në vaginë), thotë Timothy Ryntz, një asistent profesor klinikë i ndërhyrjeve gjinekologjike dhe urogjinekologjisë në Universitetin e Kolumbisë. Për femrat më prolaps të lehtë mund të ndihmojnë ushtrimet e quajtura Kegel. Kohëzgjatja e trajtimit varet nga shëndeti i pacientit, por një mundësi është pasja e një mjekimi shtesë që përdoret dhe për trajtimin e infeksioneve dhe vendoset drejtëpërdrejtë në vaginë. Një mënyrë tjetër është ndërhyrja kirurgjikale që mund të çojë deri në histerektomia (heqja e mitrës dhe ndoshta edhe qafës së mitrës).

Vagina juaj mund të duket më e moshuar

Me kalimin e moshës lëkura e humb elasticitetin dhe rrudhat shtohen. Diçka e ngjashme ndodh dhe me vaginën. Për pasojë rënia e hormoneve si rezultat i moshimit nënkupton një humbje të elasticitetit në vaginë. Kjo njihet si atrofia vulvo-vaginale ose VVR. Muret e vaginës bëhen më të holla dhe kjo mund të sjellë tharje dhe skuqje. Në këtë rast ushtrimet Kegel nuk mund të ndihmojnë, por çdo lloj tjetër stimulimi i kësaj zone, duke përfshirë edhe zgjimin seksual, mund ta bëjë. Estrogjeni ndihmon për ta mbajtur lëkurën më të shëndetshme dhe elastike. Mjeku mund t’ju rekomandojë dhe ndonjë lloj kremi kundër tharjes vaginale ose t’ju jap estrogjen në rrigë orale.

Mitra dhe vagina mund të tkurren

Si rezultat i rënies së nivelit të estrogjenit, uterusi mund të ndryshojë dhe madhësinë. “Pasi femra bëhet më e moshuar, uterusi ka tendencën të zvogëlohet,” thotë May Hsieh Blanchard, asistent profesor në departamentin e obsetrikës, gjinokologjisë dhe shkencave të riprodhimit në “University of Maryland School of Medicine”. Kjo merr kuptim jo shumë më vonë pasi ju jeni duke ushqyer fëmijën me gji.

Në mënyrë të ngjashme dhe hyrja në vaginë mund të tkurret me kalimin e viteve. Sipas një raporti të Shkollës së Mjekësisë në Harvard, kjo mund të sjellë tharje, irritim dhe ndonjëherë dhe skuqje e acarin në muret e vaginës. Duke e lënë të patrajtuar, kjo mund të sjellë marrëdhënie seksuale të dhimbshme dhe gjakderdhje. Është e nevojshme të thuhet se ruajtja e aktivitetit seksual mund të kompesojë këtë ngushtim. Në këtë rast mund të ndihmojnë dhe trajtimet me estrogjen.

Mund të mos jeni të afta të kontrollini fshikëzën

Me kalimin e kohës, muskulatura dhe ligamentet mund ta ndihmojnë bazën e legenit që të relaksohet. Në disa raste, uretra mund të lëvizë në lidhje me fshikëzën dhe mund të shkaktojnë rrjedhje të pavetëdijshme. Në këto raste zgjidhjet pa ndërhyrje kirurgjikale siç janë ushtrimet Kegel dhe biofeedback (një monitories që do t’ju tregojë se kur kontraktohen muskujt në këtë zonë) mund të jenë të përshtatshme.

Mund të keni më shumë infeksione urinare

Infeksionet urinare mund të bëhen më të shpeshta kur kalon mosha thotë Dëeck, duke shtuar se një infeksion urinar i panjohur ose i patrajtuar mund të zhvillojë infeksione sistematike. Kjo mund të sjellë dhe ndryshime në sjellje duke përfshirë hutimin. Ndërkohë femrat mund të vënë re simptoma si irritimi, shpeshtimi i urinimit dhe djegie që ka të bëjë përgjithësisht me rritjen e nivelit të hormoneve dhe mungesën e elasticitetit pa pasur një infeksion aktual. Në këtë rast terapia e estrogjenit mund të jetë një mundësi.

Të ngjashme
Horoskopi sot- Çfarë kanë parashikuar yjet për ju?

Horoskopi sot- Çfarë kanë parashikuar yjet për ju?

Mos blini perde të reja: Me këtë metodë 5-minutëshe do të bëhen sërish të bardha si bora

Mos blini perde të reja: Me këtë metodë 5-minutëshe do të bëhen sërish të bardha si bora

Horoskopi për ditën e sotme - çfarë kanë parashikuar yjet për ju?

Horoskopi për ditën e sotme - çfarë kanë parashikuar yjet për ju?

Qershori 2026 do të jetë muaji i fatit për këto shenja të horoskopit

Qershori 2026 do të jetë muaji i fatit për këto shenja të horoskopit

Horoskopi sot- Çfarë kanë parashikuar yjet për ju?

Horoskopi sot- Çfarë kanë parashikuar yjet për ju?

Pothuajse askush nuk e përdor këtë funksion në klimë: Një klik largon mykun, erërat dhe papastërtitë

Pothuajse askush nuk e përdor këtë funksion në klimë: Një klik largon mykun, erërat dhe papastërtitë

Horoskopi për ditën e sotme, 28 maj 2026

Horoskopi për ditën e sotme, 28 maj 2026

Video virale tregon Robert F. Kennedy Jr. duke kapur gjarpërinj me duar

Video virale tregon Robert F. Kennedy Jr. duke kapur gjarpërinj me duar

Parashikimi i horoskopit 26 maj, ja çfarë kanë parashikuar yjet për ju sot

Parashikimi i horoskopit 26 maj, ja çfarë kanë parashikuar yjet për ju sot

A e ulë seksi stresin?

A e ulë seksi stresin?

Horoskopi për sot, ja çka kanë parashikuar yjet

Horoskopi për sot, ja çka kanë parashikuar yjet

Bëjeni të çmendet: Mos u përmbani - tregoni çdo gjë që dini!

Bëjeni të çmendet: Mos u përmbani - tregoni çdo gjë që dini!

Pse nuk ndryshket ari? Shkencëtarët zbulojnë “arsyen atomike” pas qëndrueshmërisë së metalit të çmuar

Pse nuk ndryshket ari? Shkencëtarët zbulojnë “arsyen atomike” pas qëndrueshmërisë së metalit të çmuar