Shteti në Gjyq: Nisin hetimet ndaj Kosovës shkaku i termocentralit “Kosova e Re”

Shteti në Gjyq: Nisin hetimet ndaj Kosovës shkaku i termocentralit “Kosova e Re”

Sekretariati i Komunitetit të Energjisë njofton se kanë hapur zyrtarisht procedurë kontestimore kundër Qeverisë së Kosovës duke konstatuar se ajo, me nënshkrimin e kontratës për ndërtimin e TC ‘Kosova e Re’, ka shkelur legjislacionin vendor dhe evropian për ndihmën shtetërore. Përmes një komunikate drejtuar mediave, bëhet e ditur se Sekretariati ka gjetur se aspekte të […]

Përmes një komunikate drejtuar mediave, bëhet e ditur se Sekretariati ka gjetur se aspekte të caktuara të kontratës si blerja për 20 vjet e disponueshmërisë së energjisë nën marrëveshjen për blerjen e energjisë, transferi i pronësisë, garancitë shtetërore, përjashtimi nga TVSH dhe të tjera beneficione paraqesin ndihmë shtetërore të sanksionueshme me ligj.

Këto konstatime ishin vizualizuar edhe në infografikën për Ndihmën Shtetërore nga organizatat: BGF, GAP, GLPS dhe INDEP në kuadër të kampanjës #mosthujsekamdite.

Organizatat e lartcekura në vazhdimësi kanë argumentuar që kjo kontratë, përveç dëmit shkatërrues financiar dhe mjedisor, do të dëmtoj edhe rrugën integruese të Kosovës pasi dëmton liberalizimin e tregut dhe konkurrencën dhe favorizon përtej çdo logjike një investitor privat karshi të tjerëve dhe në dëm të interesit publik.

Ndryshe, , që nga tetori i vitit 2015, Kosova është palë nënshkruese e Marrëveshjes së Stabilizim Asociimit. Neni 77(c) i kësaj marrëveshjeje, ngjashëm me ligjet e BE-së, ndalon angazhimin e përkrahjes së shtetit për subjekte në rast se mund të ndikojë konkurrencën. Dështimi për t’iu përmbajtur kësaj marrëveshjeje mund të ndërpresë negocimin për hyrje në BE.

“Balkan Green Foundation (BGF), Instituti GAP, Grupi për Studime Juridike dhe Politike (GLPS) dhe Instituti për Politika Zhvillimore (INDEP)  i bëjmë thirrje Qeverisë në ardhje, që të ketë në konsideratë të gjitha këto fakte dhe të tërhiqet nga kjo kontratë e dëmshme. Me këtë gjë do t’i hapej rrugë zhvillimit të tregut të energjisë duke nxitur investime të mirëfillta, si dhe duke mbrojtur mjedisin dhe të ardhmen evropiane të të gjithë sektorit”, thuhet në komunikatë.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?