Shqiptarët rritën me 10,3% shpenzimet për turizëm jashtë vendit

Në Shqipëri është rritur ndjeshëm fluksi i turistëve huaj që vijnë në vendin tonë, por nuk mbetet pas edhe numri i shqiptarëve që shpenzojnë për turizëm apo udhëtime jashtë vendit. Sipas të dhënave të publikuar nga Banka e Shqipërisë, mbi 1.2 miliard euro shpenzuan shqiptarët për turizëm dhe udhëtime jashtë shtetit gjatë periudhës janar – […]

Sipas të dhënave të publikuar nga Banka e Shqipërisë, mbi 1.2 miliard euro shpenzuan shqiptarët për turizëm dhe udhëtime jashtë shtetit gjatë periudhës janar – shtator 2019.

Të dhënat tregojnë se krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar shpenzimet për turizëm jashtë shtetit janë rritur me 10,3% ose 115 milionë euro më shumë.

Shifra që shqiptarët shpenzojnë për pushime jashtë vendit ka ardhur në rritje të vazhdueshme nga viti në vit.

Greqia është një ndër vendet destinacion kryesor, ku shqiptarët udhëtojnë më shumë për pushime. Por paralelisht vende të tjera të preferuara janë Turqia, Italia, por edhe shtetet e tjera të Bashkimit Evropian.

Me gjithë rritjen e shpejtë të shifrës që shqiptarët shpenzojnë për udhëtime jashtë shtetit, bilanci i turizmit vazhdon të mbetet pozitiv, pasi pushuesit e huaj i sjellin ekonomisë më shumë se sa shpenzojnë shqiptarët jashtë.

Sipas Bankës së Shqipërisë për 9 muajt e parë të këtij viti ekonomia shqiptare përfitoi 1 miliard e 636 milionë euro nga turizmi ose 412 milionë euro më shumë se shpenzimet e shqiptarëve jashtë. /atsh

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?