Shpend Ahmeti tregon nëse u largua krejtësisht nga PSD’ja

Shpend Ahmeti tregon nëse u largua krejtësisht nga PSD’ja

Një javë më parë kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, dha dorëheqje nga i pari i Partisë Socialdemokrate, duke kërkuar kështu nga PSD-ja, që të hyjë në zgjedhje të jashtëzakonshme për të gjitha struktura. Pas kësaj, në krye të PSD-së, erdhi Dardan Molliqaj, ndërsa sot u bënë me dije edhe nënkryetarët e këtij subjekti […]

Një javë më parë kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, dha dorëheqje nga i pari i Partisë Socialdemokrate, duke kërkuar kështu nga PSD-ja, që të hyjë në zgjedhje të jashtëzakonshme për të gjitha struktura.

Pas kësaj, në krye të PSD-së, erdhi Dardan Molliqaj, ndërsa sot u bënë me dije edhe nënkryetarët e këtij subjekti dhe emërimet e tjera në këtë parti.

Por emri i Shpend Ahmetit, nuk u lakua askund.

I vetmi lajm që ishte në lidhje me të, është ai se Ahmeti, ka dhënë dorëheqje edhe nga partia.

Por, i pyetur në lidhje me këtë, i pari i Prishtinës, tha se asgjë nuk ka ndryshuar nga ajo që ka thënë javën e kaluar.

Ndërsa theksoi se ai vazhdon të jetë anëtar i PSD-së.

“Asgjë nuk ka ndryshuar nga ajo që kam thënë javën e kaluar. Pas diskutimeve në parti dhe pas rezultateve zgjedhore kam kërkuar që PSD të hyjë në zgjedhje të jashtëzakonshme për krejt strukturat. Ky propozim është pranuar nga Këshilli dhe janë mbajtur zgjedhjet.

Nuk kam kandiduar për asnjë post e asnjë forum për shkak të përkushtimit tim të merrem me dhe vetëm me Komunën e Prishtinës. Unë jam anëtar i PSD se dhe i uroj udhëheqësisë se re suksese në punë dhe arritjen e qëllimeve”, ka thënë Shpend Ahmeti, për Insajderin.

Sot, Partia Socialdemokrate mbajti mbledhjen e Këshillit Drejtues me ç’rast u votuan dy nënkryetarët, sekretarja e përgjithshme dhe anëtarët e tjerë të kryesisë, e cila ka 21 anëtarë dhe përfaqësim të barabartë gjinor 50/50. Qëndron Kastrati dhe Zgjim Hyseni janë dy nënkryetarët e ri, kurse Teutë Rrusta u votua si sekretare e përgjithshme e PSD-së.

Anëtarë tjerë të Kryesisë u votuan:

Adea Batusha

Adem Megjiani

Albulenë Smaka

Blinera Sheholli-Dudi

Dren Kukaj

Drilon Pireva

Driton Çaushi

Eleonora Çeku

Faton Topalli

Frashër Krasniqi

Kaqusha Jashari

Natyra KuçiNol Nushi

Shpresa Sejdiu

Shqipe Kastrati

Shyqiri Bytyqi

Visare Gorani

Po ashtu, gjatë mbledhjes u mbajt diskutim rreth orientimit të subjektit të ri dhe u dakorduan që në mbledhjen e radhës, e cila do të mbahet në gjysmën e dytë të janarit, të miratohet dokumenti që qartëson rrugën përpara të kësaj partie.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?