Shkëmb Manaj nga LDK ka një porosi për Lëvizjen Vetëvendosje

Shkëmb Manaj nga LDK ka një porosi për Lëvizjen Vetëvendosje

Deputeti i zgjedhur i LDK-së Shkëmb Manaj ka deklaruar se kjo parti duhet ta ketë rolin e saj duke u bazuar në peshën e saj politike, duke u bazuar në kuadrot e saj si dhe në përvojën e saj si partia me e vjetër në vend. Deklarata e tij vjen në kohën kur Lëvizja Vetëvendosje […]

Deklarata e tij vjen në kohën kur Lëvizja Vetëvendosje si parti fituese e zgjedhjeve nacionale të 6 tetorit dhe Lidhjes Demokratike e Kosovës, si parti e dytë, nuk po arrijnë të gjejnë gjuhë të përbashkët për formimin e koalicionit qeverisës.

E gjithë kjo për shkak të mos pajtimeve rreth ndarjes së postit të presidentit, për marrjen e të cilit po këmbëngulë partia e Isa Mustafës.

“LDK duhet të jetë pjesë e qeverisjes së re, për t’u kthyer në rrënjët e saj, në rrethana dhe kohë të reja, për të ndërtuar shtetin e së drejtës, ku sundimi i ligjit është alfa dhe omega e zhvillimit demokratik dhe ekonomik të shoqërisë dhe shtetit tonë”, shkruan Manaj në Facebook.

Postimi i plotë pa ndërhyrje:

Lidhja Demokratike e Kosovës – 30 vjet angazhim, luftë, sakrificë, histori të bujshme.

LDK – 30 vjet traditë !

Në këtë përvjetor, LDK duhet të mbyll një kaptinë të historisë së saj 30 vjeçare të shtetformimit dhe të shtetndërtimit dhe duhet të hap një faqe të re të historisë moderne të Kosovës evropiane, me një lidership te të gjitha gjeneratave, të urtë, punëtorë dhe evropian, ashtu siç ishte Presidenti historik, dr. Ibrahim Rugova dhe themeluesit tjerë e veprimtarët e saj të shquar.

LDK duhet të jetë pjesë e qeverisjes së re, për tu kthyer në rrënjet e saj, në rrethana dhe kohë të reja, për të ndërtuar shtetin e së drejtës, ku sundimi i ligjit është alfa dhe omega e zhvillimit demokratik dhe ekonomik të shoqërisë dhe shtetit tonë.

LDK duhet ta ketë rolin e saj duke u bazuar në peshën e saj politike, duke u bazuar në kuadrot e saj si dhe në përvojën e saj si partia me e vjetër në vend.

Miqtë tonë, e duan Kosovën shtet të fortë, demokratik dhe partner të sigurtë në agjendën e përbashkët të ruajtjes së paqes dhe sigurisë si dhe të promovimit të vlerave të përbashkëta propërendimore.

Prandaj, LDK është këtu dhe vazhdon te ketë rolin e saj prijëtar në zhvillimin dhe forcimin e Republikës tash e 30 vjet me radhë !

Urime ky përvjetor jubilar për të gjithë veprimtarët këtu dhe në mërgatë!

Nderime për të gjithë ata themelues e veprimtarë të shquar që shkrinë jetën e tyre për lirinë, pavarësinë dhe demokracinë e Kosovës !

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?