Shkarkimi i Trumpit: Senatorja e partisë së tij nënkupton se mund të votojë për shkarkim

Senatorja republikane ka thënë se ishte e “shqetësuar” kur dëgjoi liderin e saj të partisë se do të kishte “koordinim të plotë” me Shtëpinë e Bardhë për seancën e hetimit për shkarkim të presidentit Donald Trump. Ligjbërësja nga Alaska, Lisa Murkowski i bëri këto komente pasi Mich McConnell, lideri i mazhorancës në Senatin e udhëhequr […]
Senatorja republikane ka thënë se ishte e “shqetësuar” kur dëgjoi liderin e saj të partisë se do të kishte “koordinim të plotë” me Shtëpinë e Bardhë për seancën e hetimit për shkarkim të presidentit Donald Trump.
Ligjbërësja nga Alaska, Lisa Murkowski i bëri këto komente pasi Mich McConnell, lideri i mazhorancës në Senatin e udhëhequr nga Repubikanët, deklaroi se do të punonte ngushtë e në koordinim të plotë me Shtëpinë e Bardhë në seancën e muajit tjetër, përcjell Periskopi nga Independent.
Znj.Murkowski i ka thënë NBC-së: “Dëgjova çka lideri McConnell tha. Mendoj se kjo vetëm sa e ka pështjelluar procesin.”
Republikanja e moderuar, që mbetet e pavendosur se si do të votojë në procedurat që do të vijnë për shkarkimin e presidentit Trump, tha se duhej të kishte një distancë mes Shtëpisë së Bardhë dhe Senatit në mënyrën se si do të mbahej procesi.
Presidenti amerikan u votua që të shkarkohej nga Dhoma e Përfaqësuesve mbi akuzat se i kishte bërë presion Ukrainës që ta hetonte ish zëvendës-presidentin Joe Biden, një prej favoritëve për ët fituar nominimin për të garuar kundër tij në zgjedhjet presidenciale 2020. /Periskopi












