SHBA siguron 175 milionë dollarë ndihmë ushtarake për shtetet e Baltikut

Shtetet e Bashkuara do të dërgojnë ndihmë ushtarake me vlerë 175 milionë dollarë në vendet baltike të Estonisë, Letonisë dhe Lituanisë për vitin 2020, njoftoi sot Ministria e Mbrojtjes së Estonisë. Në deklaratë thuhet se Uashingtoni, me 125 milion dollarë ndihmë të përgjithshme ushtarake, së pari ndau 50 milion dollarë shtesë për të ngritur aftësitë […]
Në deklaratë thuhet se Uashingtoni, me 125 milion dollarë ndihmë të përgjithshme ushtarake, së pari ndau 50 milion dollarë shtesë për të ngritur aftësitë kundërajrore të atyre tre ish-republikave sovjetike, të cilat, sipas ekspertëve të shumtë ushtarakë, janë pika e tyre e dobët, raporton AP.
“Qëllimi i Shteteve të Bashkuara është forcimi i pozicioneve të frenimit dhe mbrojtjes në shtetet e Baltikut në hapësirën ajrore, dhe veçanërisht në mbrojtjen ajrore”, thuhet në deklaratë.
Të tre shtetet baltike, të cilat u bashkuan me NATO-n në vitin 2004, janë aleatë besnikë të SHBA, kujton AP dhe thekson se të tre shtetet kufizohen me Rusinë.












