SHBA shtyn vendosjen e taksave kundër Kinës?

SHBA shtyn vendosjen e taksave kundër Kinës?

Shtetet e Bashkuara dhe Kina po ndërmarrin hapa për të shtyrë raundin tjetër të taksave, të cilat janë paraparë të hyjnë në fuqi më 15 dhjetor, dhe po kërkojnë një marrëveshje për të frenuar një luftë të ashpër tregtare, njoftoi sot Wall Street Journal (WSJ). Negociuesit e dy ekonomive më të mëdha në botë po […]

Negociuesit e dy ekonomive më të mëdha në botë po “hedhin bazat” për administratën Trump që të shtyjnë vendosjen e taksave 15 për qind ndaj importeve të mallrave kineze me vlerë rreth 160 miliardë dollarë, raporton CNBC.

SHBA dhe Kina janë përpjekur të shpëtojnë një marrëveshje të mundshme tregtare “faza 1”, të paralajmëruar për herë të parë në tetor, që do të mbulonte blerjet kineze të produkteve bujqësore amerikane, por të dy palët nuk arritën të nënshkruajnë marrëveshjen e pjesshme.

CNBC raporton se lajmet për shtyrjen e mundshme të tarifave, të cilat kërcënojnë të dëmtojnë më tej bizneset dhe konsumatorët amerikanë, kanë nxitur një rritje të aksioneve sot në Wall Street.

WSJ nuk specifikon se sa kohë Shtetet e Bashkuara mund të shtyjnë vendosjen e tarifave që synojnë mallrat e konsumit kinez, duke përfshirë lodra, telefona, laptop dhe veshje.

Zyra e Përfaqësuesit të Tregtisë amerikane nuk iu përgjigj kërkesës së CNBC për koment, ndërsa një zëdhënës i Shtëpisë së Bardhë refuzoi komentin.

Në fillim të këtij muaji, presidenti i SHBA-së Donald Trump tregoi se sa i përket tij, përfundimi i një marrëveshje tregtare me Kinën mund të priste deri pas zgjedhjeve presidenciale 2020. Ai shtoi se nuk kishte “afat” kohor që të arrihet një marrëveshje.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?