SHBA dhe BE me pritshmëri të larta për luftimin e krimit dhe korrupsionit në Shqipëri

SHBA dhe BE me pritshmëri të larta për luftimin e krimit dhe korrupsionit në Shqipëri

Leyla Moses-Ones nga Ambasada e SHBA-së në Tiranë dhe Luigi Soreca nga Zyra e BE-së, janë takuar sot me Olsian Çelën, Prokurorin e ri të Përgjithshëm të Shqipërisë. Në takim, përfaqësuesit e Uashingtonit dhe Brukselit kanë bërë të ditur edhe pritshmëritë që kanë ndaj kryeprokurorit Çela dhe prioriteteve të punës së tij. SHBA pret nga […]

Në takim, përfaqësuesit e Uashingtonit dhe Brukselit kanë bërë të ditur edhe pritshmëritë që kanë ndaj kryeprokurorit Çela dhe prioriteteve të punës së tij.

SHBA pret nga Prokurori i Përgjithshëm një fokus më të madh në luftën kundër krimit ndërkombëtar dhe korrupsionit.

“E Ngarkuara me Punë përsëriti sërish mbështetjen e Shteteve të Bashkuara për reformën në drejtësi dhe rolin e rëndësishëm që institucionet e prokurorisë luajnë në luftën kundër krimit ndërkombëtar dhe korrupsionit”, thuhet në reagimin e Ambasadës Amerikane raporton Top Channel përcjellë Klan Kosova.

BE zgjerohet më shumë në pritshmëritë ndaj punës së Çelës, duke kërkuar hetime proaktive financiare, si dhe reagimin e Prokurorisë pas problematikave që u shfaqen me tërmetin e 26 nëntorit, çka shkaktoi edhe humbje jete.

Faza përfundimtare e krijimit të Strukturës së Posaçme AntiKorrupsion (SPAK) ishte gjithashtu në fokus të takimit.

“Së bashku me Leyla Ones takuam Prokurorin e Përgjithshëm të sapozgjedhur, Olsian Çela. Ne diskutuam prioritetet kryesore të zyrës së tij të re, përfshirë rolin e rëndësishëm të hetimeve proaktive financiare, veprimin e zyrave të prokurorisë pas tërmetit, si dhe fazën kalimtare drejt krijimit të SPAK. Zgjedhja e Z. Çela është një tjetër hap i rëndësishëm përpara në zbatimin e reformës në drejtësi, e cila është prioritet kryesor për Shqipërinë në rrugën e saj të integrimit në BE”, thuhet në reagimin e ambasadorit Soreca.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?