Sfidat e banorëve në zonat e shkatërruara nga tërmeti në Shqipëri

Pallate të shembura, inerte të hequra, godina që pritet të shemben dhe një qetësi deri diku e frikshme është fotografia e Thumanës, vendi që, si edhe disa pjesë të tjera të Shqipërisë, u godit një muaj më parë nga tërmeti shkatërrues, e që krahas shkatërrimeve materiale mori jetët e 24 njerëzve. Tërmeti i shkallës 6.4 […]
Tërmeti i shkallës 6.4 shkallë të Rihterit, përveç Thumanës, goditi fuqishëm edhe Durrësin,, Tiranën, Lezhën, Shëngjinin dhe disa zona të tjera të Shqipërisë. Dridhjet e 26 nëntorit u dëgjuan edhe në vendet e rajonit, përfshirë Kosovën, shkruan sot Koha Ditore.
Shumë ekipe shpëtimi nga shtete të ndryshme u dolën në ndihmë autoriteteve shqiptare, duke gërmuar nën rrënoja për shpëtim jetësh, prej ku arritën të nxirrnin të gjallë 45 persona.HG
Në zonën e dy pallateve të goditura, të afërmit e atyre që nuk mbijetuan, të enjten gra të veshura me të zeza erdhën për t’i kujtuar. Thumana ende është e dërrmuar, por njerëzit mbahen të fortë.
Zona më e goditur është ajo e plazhit. Janë dhjetëra objekte të dëmtuara, e disa prej tyre i shembi tërmeti. Një pjesë tjetër u shembën nga Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit për shkak të rrezikshmërisë së lartë që paraqisnin. Aty ku një muaj më parë gjendeshin Hotel Mira Mare, Vila Verde, Lubjana, Palma, tash të vetmet gjurmë që sheh janë hapësira të mbetura bosh pas heqjes së rrënojave.












