S’është hera e parë: Të gjitha rastet kur Nobeli për Letërsi ishte treguar skandaloz

S’është hera e parë: Të gjitha rastet kur Nobeli për Letërsi ishte treguar skandaloz

Çmimi Nobel për Letërsi 2019 ka frustruar një pjesë të madhe të botës. Arsyeja për një gjë të tillë është emri i autorit, Peter Handke, i cili njihet për qëndrimet e tij kontroverse në lidhje me gjenocidin serb në Bosnje dhe në përgjithësi regjimin e Sllobodan Millosheviqit. Nobeli për Letërsi ka qenë i kritikuar ashpër […]

Çmimi Nobel për Letërsi 2019 ka frustruar një pjesë të madhe të botës. Arsyeja për një gjë të tillë është emri i autorit, Peter Handke, i cili njihet për qëndrimet e tij kontroverse në lidhje me gjenocidin serb në Bosnje dhe në përgjithësi regjimin e Sllobodan Millosheviqit.

Nobeli për Letërsi ka qenë i kritikuar ashpër edhe në të kaluarën për një varg arsyesh të ndryshme. Një ndër kritikat më të ashpra ishte edhe ajo se Komiteti që ndante çmimin ishte tepër “euro-centrik”. Më shumë suedezë kanë fituar çmimin Nobel se sa e gjithë Azia bashkë.

Po ashtu, në fillimet e saj, në mënyrë të përçudshme Akademia Suedeze kishte shpërfillur dy shkrimtarë të mëdhenj botërorë si Leon Tolstoj dhe Anton Çehov. Asnjëri nuk mori Nobelin ndërsa për këtë gjë u fajësua ruso-fobia që kishin përftuar suedezët gjatë fundit të shek..XIX.

Në vitin 2008, Horace Engdahl, ish sekretari Permanent i Akademisë, kishte deklaruar në mënyrë kontroverse:

“Evropa ende është qendra e botës letrare. Bota është tepër e izoluar, tepër ishullore. Nuk përkthejnë sa duhet dhe nuk marrin pjesë vërtet në dialogjet e mëdha për letërsinë.”

Më poshtë i keni të gjitha rastet kur kjo Akademi ishte kritikuar për fituesit e zgjedhur:

2016 – Bob Dylan

Në vitin 2016, çmimi Nobel për Letërsi iu dha një tekst-shkruesi dhe muzikanti interesant me emrin Bob Dylan. Shumë kritikë letrarë, shkrimtarë, romancierë, komentatorë kishin kundërshtuar një gjë të tillë duke thënë që kjo e bënte çmimin diçka shumë të zhvlerësuar.

“Unë jam vetë fans i Bob Dylanit, por dhënia e çmimit ka të bëj me një nostalgji të shtrembëruar të përdredhur nga prostatat e prishura të pleqve, nga hipit dërdëllitës.” – kishte thënë novelisti skocez Irvine Welsh.

2010 – Mario Vargas Llosa

Llosa shkaktoi shumë reagime pasi mori çmimin për shkak të qëndrimeve të tij të djathta politike. Vargas Llosa ishte quajtur “mbreti kontrovers” për shkak se fokusohej më shumë në politikë se sa në letërsi.

2009 – Herta Muller

Çmimi i vitit 2009 nxiti shumë kritika në botën letrare amerikane pasi që shumë profesorë dhe kritikë nuk e kishin dëgjuar emrin e Herta Mullerit më parë. Ata thanë se komiteti vazhdonte të ishte tepër “eurocentrik”.

2006 – Orhan Pamuk

Në vitin 2006, Ali Ahmad Said i njohur si Adunis përflitej si njeriu që mund të fitonte çmimin Nobel. Por, në fakt e fitoi shkrimtari turk Orhan Pamuk. Turqia besonte që vendimi për t’i dhënë Nobelin Pamukut ishte i motivuar politikisht.

1970 – Aleksandër Solzhenicin [Solzhenitsyn]

Solzhenitsyni e mori çmimin Nobel për Letërsi në vitin 1970. Në fakt, paraprakisht e kishte refuzuar për shkak se ceremonia e marrjes së çmimit duhej të ishte private dhe jo publike. Por, megjithatë e kishte pranuar katër vjet më vonë. Kritikët kanë thënë se ai e kishte marrë çmimin jo për shkak të vlerave letrare por për shkak të qëndrimeve politike.

Iu kujtojmë se çmimin e kishte marrë edhe shkrimtarin serb Ivo Andriq që e fitoi çmimin në vitin 1961. Ai thuhej se kishte qëndrime fashiste. /Periskopi

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?