Serbia bëhet me helikopterë të rinj nga Rusia

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, inspektoi të premten pranimin e helikopterëve të rinj të forcave serbe, përfshirë edhe katër helikopterë rusë Mi-35. Në një ceremoni në bazën ajrore në Beograd, ai falënderoi Rusinë për mbështetjen ndërsa lavdëroi helikopterët Mi-35 që sipas tij “nuk kanë asnjë rival në botë”. Armatosja e Serbisë nga Rusia ka nxitur […]

Armatosja e Serbisë nga Rusia ka nxitur shqetësime në perëndim dhe në vendet fqinje të rajonit që ende po ripërtërihet nga luftërat e përgjakshme të viteve të 90-ta.

Serbia, ushtria e së cilës bazohet në teknologjinë e armëve ish-sovjetike, ka siguruar nga Rusia vitet e fundit avionë luftarakë MiG-29 si dhe helikopterë, tanke dhe transportues të blinduar.

Ajo aspiron anëtarësimin në Bashkimin Evropian, por ruan lidhjet e ngushta me Rusinë dhe ka refuzuar t’u bashkohet sanksioneve ndërkombëtare kundër saj për shkak të konfliktit në Ukrainë.

Ajo është zotuar se do të qëndrojë jashtë NATO-s, një synim ky i Rusisë e cila nuk e sheh me sy të mirë zgjerimin e aleancës ushtarake perëndimore në Ballkan.

Serbia është mbështetur tek Rusia në refuzimin e saj të vazhdueshëm për të njohur pavarësinë e Kosovës, e cila shpalli shtetësinë më 2008, nëntë vjet pas përfundimit të luftës me ndërhyrjen e NATO-s që u dha fund mizorive të forcave serbe kundër shqiptarëve.

Serbia gjithashtu varet tek Rusia për furnizimet me gaz natyror dhe kompania më e madhe lokale e naftës, është në pjesën më të madhe në pronësi të Gazpromit rus. /TCH

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?