Sejdiu: Viti 2019, vit historik për shëndetësinë në Kosovë

Drejtori i ShSKUK-së, Basri Sejdiu, thotë se viti 2019, ishte vit historic për shëndetësinë në Kosovë. Në një intervistë për RTK-në, ai foli për sfidat e shëndetësisë gjatë vitit 2019, shkruan Periskopi. “Qysh e kemi gjetë shëndetësinë, kemi fillu me një minus dhe kemi fillu me një barazim, kemi filluar me shërbimet vitale. Një mjek […]
Drejtori i ShSKUK-së, Basri Sejdiu, thotë se viti 2019, ishte vit historic për shëndetësinë në Kosovë.
Në një intervistë për RTK-në, ai foli për sfidat e shëndetësisë gjatë vitit 2019, shkruan Periskopi.
“Qysh e kemi gjetë shëndetësinë, kemi fillu me një minus dhe kemi fillu me një barazim, kemi filluar me shërbimet vitale. Një mjek një specialist minimum e kanë një pagë 600 euro, ata kërkojnë më mirë. Duhet të motivohen njerëzit të punojnë. Ne kemi kriju një infrastrukturë që mjekët të ndihen komod në hapësirat shëndetësore dhe pacientët kanë përfituar më shumë nga këto shërbime. Është bërë një modernizim i shëndetësisë dhe ato mund t’i faktojmë. Viti 2019 ishte vit historik për shëndetësinë në Kosovë”, ka thënë ai./Periskopi/












