Së shpejti në Klinikën e Neurologjisë do të nisin për herë të parë edhe intervenimet në tru

Së shpejti në Klinikën e Neurologjisë do të nisin për herë të parë edhe intervenimet në tru

Shërbimi Spitalor dhe Klinik Universitar i Kosovës (ShSKUK) gjatë këtij viti ka ofruar shërbime shëndetësore më të mira dhe më cilësore krahasuar me vitin 2018. Derisa gjatë këtij viti klinikat e QKUK-së, janë pajisur me pajisjet e nevojshme që ndikojnë në modernizimin e shërbimeve mjekësore. Kështu u tha me rastin e prezantimit të raportit të […]

Kështu u tha me rastin e prezantimit të raportit të punës për vitin 2019 të SHSKUK-së, me ç’rast u shpalos edhe programi i punës për vitin 2020.

Drejtori i Shërbimit Spitalor dhe Klinik Universitar i Kosovës, Basri Sejdiu u shpreh se në shëndetësinë kosovare në vitin 2019, është ngritur dukshëm cilësia e shërbimeve mjekësore.

Ai shtoi se aktualisht në QKUK janë duke ndodhur renovime substanciale në Klinikën e Imunologjisë, Ortopedinë, ORL etj.

Sipas tij, këtë vit furnizimi me pajisje ka prekur të gjitha klinikat e QKU-së dhe kap shifrën 6 milionë euro.

“Të gjitha aktivitetet që janë bërë për përmirësimin e shërbimeve shëndetësore duke llogaritur që pacienti të ketë qasje më të lehtë, shërbim më cilësor më afër janë bërë të gjitha aktivitetet duke llogaritur infrastrukturën, furnizimin me pajisje mjekësore, furnizimin me material shëndetësor farmaceutik dhe të gjitha aktivitetet tjera që e kanë bërë këtë përmirësim….Vitin e kaluar kemi prokuruar 3.5 milionë pajisje, ndërsa këtë vit i kemi 6 milionë dhe nëse krahasojmë se cilat klinikat janë prekur, mund të themi se janë prekur të gjitha klinika me furnizim me pajisje kanë ngritur edhe nivelin e shërbimeve shëndetësore”, tha Sejdiu.

Derisa ka folur për të rezultatet e arritura gjatë vitit 2019, i pari i SHSKUK-së tha se në këtë vit kanë bërë avancim nacional për shërbime të pacientëve dhe ngritjes së përformancës.

“Ajo që duhet të përmendet është prioriteti nacional i trajtimit të infarktit akut në dy orët e para në nivel të Kosovës ku vitin e kaluar kemi filluar trajtimin 24 orësh të infarktit, ndërsa këtë vit kemi avancuar me një program nacional që na bënë të ngritemi mbi regjionet ku për herë të parë pacientët do të trajtohen në dy orët e para të infarktit akut dhe me këtë projekt janë shpëtuar shumë jetë janë bërë shumë kursime dhe pacienti është më afër shërbime shëndetësore”, u shpreh ai.

Sipas tij, së shpejti në Klinikën e Neurologjisë do të nisin për herë të parë edhe intervenimet në tru.

E lëvdata të shumta për ekipet mjekësore në QKUK pati ministri në detyrë i Shëndetësisë, Uran Ismajli, i cili tha se fal punës së tyre të përbashkët është bërë mrekulli në këtë sektor.

Ismajli derisa tha se ndoshta po u drejtohet për herë të fundit mjekëve nga pozita e ministrit, është shprehur se ndryshimet pozitive në ofrimin e shërbimeve shëndetësore janë evidente.

Sipas tij, në vitin 2020 shëndetësinë kosovare e presin sfida të shumta, por që do të kalohen me sukses pasi është krijuar një themel i mirë.

“Nëse ka në ndonjë sektor që ekipi ka bërë mrekulli gjatë këtyre dy viteve duhet të jeni krenar sepse e keni bërë ju. Keni arritur që atë misionin e pamundur ta ktheni në mision shumë të realizuar dhe ajo që më gëzon fakti është se sot nuk po flasim për vitin 2018, 2019 por edhe për vitin 2020, që tregon se çfarëdolloj situate politike që ndërron rrugën të cilën e kemi filluar nuk do ndalet për të arritur aty ku ju keni dëshiruar për një kohë të gjithë dhe aty ku pacienti ka nevojë të na sheh të gjithëve. Për mua këto dy vite kanë qenë barrë e rëndë, por një privilegj i jashtëzakonshëm dhe sot një moment krenarie më i madh”, u shpreh Ismajli.

Gjatë shpalosjes së raportit të punës 2019, u premtua se do të ofrohen shërbimet mjekësore të cilat i mungojnë aktualisht QKUK-së.

 

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?