Sanna Marin pritet të bëhet kryeministrja më e re në botë

Sanna Marin, është 34 vjeçarja e cila pritet të bëhet kryeministrja më e re në botë, si udhëheqëse e një qeverie të koalicionit të udhëhequr nga gratë në Finlandë. Ministrja e Transportit u zgjodh nga partia e saj Socialdemokrate për të marrë përsipër detyrën pasi Kryeministri Antti Rinne u largua. Ajo pritet të betohet këtë […]
Sanna Marin, është 34 vjeçarja e cila pritet të bëhet kryeministrja më e re në botë, si udhëheqëse e një qeverie të koalicionit të udhëhequr nga gratë në Finlandë.
Ministrja e Transportit u zgjodh nga partia e saj Socialdemokrate për të marrë përsipër detyrën pasi Kryeministri Antti Rinne u largua.
Ajo pritet të betohet këtë javë, shkruan BBC.
Ajo do të udhëheqë një koalicion të qendrës së majtë me pesë parti të kryesuara nga gra.
Marin do të jetë kryeministrja më e re në botë sapo ta marrë detyrën. Kryeministrja e Zelandës së Re Jacinda Ardern është 39 vjeç, ndërsa kryeministri ukrainas Oleksiy Honcharuk është 35 vjeç, përcjell Periskopi.












