Rugova vs. Demaçi: Ja se si votuan anëtarët e partive politike në Sondazhin e Periskopit

Një sondazh i bërë nga Periskopi gjatë ditës së sotme në faqen zyrtare të Facebook-ut, ka vënë përballë njëri-tjetrit dy prej liderëve më të shquar të Kosovës në tri dekadat e fundit në politikën tonë, Ibrahim Rugovën dhe Adem Demaçin. Nga 6 mijë e 500 votues në tri orët e fundit, prin presidenti i ndjerë […]
Nga 6 mijë e 500 votues në tri orët e fundit, prin presidenti i ndjerë i Kosovës, Ibrahim Rugova me mbi 4 mijë vota. Ndërkohë që z.Adem Demaçi i mori mbi 2 mijë e 400.
E shprehur në përqindje del se Rugova mori 62 për qind, ndërsa Demaçi 38.
Shumica e mbështetësve të VV-së e të PDK-së ishin votues të Demaçit, ndërkohë që për Rugovën votuan mbështetësit e Lidhjes Demokratike të Kosovës [LDK] që sot shënon 30 vjetorin e saj dhe mbështetësit e AAK-së.
Por, krahas mbështetësve kishte edhe figura tjera të skenës sonë politike që votuan në këtë sondazh.
Këshilltari i lartë politik i kryeministrit në largim, Haradinajt, z.Halil Matoshi votoi për Ibrahim Rugovën.

Në anën tjetër, kishim ish anëtarin e VV-së z.Ajvaz Berishën i cili votoi për Demaçin. Berisha dha dorëheqje nga Vetëvendosje pak para zgjedhjeve të 6 tetorit duke qenë i pakënaqur me mungesën e demokracisë së brendshme në këtë parti.

Një tjetër ish-anëtar i VV-së, dhe aktualisht anëtar i PSD-së, Shkodran Hoti votoi po ashtu për Demaçin duke theksuar më tej ndarjen edhe lidhur me historinë që ka VV-ja me LDK-në.



Për Demaçin u regjistrua si votues edhe Flamur Pireva, drejtuesi i organizatës së Vetëvendosjes në UP, “Studim, Kritikë, Veprim”. Ndërkohë, shumë e shumë figura tjera që bartnin Astrit Deharin në prapavijë ose sloganin e Vetëvendosjes “Erdhi Dita” ishin po ashtu në mesin e votuesve të kësaj partie.
Ndërkohë që për Rugovën ka votuar edhe babai i yllit të kombëtares sonë, Arbër Zenelit, z.Avni Zeneli.
Kujtojmë se z.Albin Kurti, lideri i Vetëvendosjes, ende nuk ka bërë homazhe te varri i presidentit Rugova duke qenë më i afërt me Adem Demaçin. /Periskopi












