Rregullorja që mund ta shkarkojë Konjufcën nëse bëhet koalicioni

79 deputetë kanë votuar pro që Glauk Konjufca të zgjidhet kryetari i shtatë i Kuvendit të Kosovës. Ndonëse ishte marrëveshje (jo e shkruar) që kjo pozitë t’i takonte Lidhjes Demokratike të Kosovës, Vetëvendosja e “tradhtoi” partnerin e mundshëm qeverisës. Mirëpo, a mund të shkarkohet ose largohet nga pozita e kryetarit të Kuvendit, Glauk Konjufca. Neni […]
Ndonëse ishte marrëveshje (jo e shkruar) që kjo pozitë t’i takonte Lidhjes Demokratike të Kosovës, Vetëvendosja e “tradhtoi” partnerin e mundshëm qeverisës.
Mirëpo, a mund të shkarkohet ose largohet nga pozita e kryetarit të Kuvendit, Glauk Konjufca.
Neni 14, tek Mandati i Kryesisë, tregon se kryeparlamaentari mund t’ia paraqesë dorëheqjen Kuvendit.
“Aktin e dorëheqjes me shkrim ia dorëzon paraprakisht Kryesisë së Kuvendit”, thuhet aty.
Sipas këtij neni, pas miratimit të dorëheqjes, partia politike ose koalicioni, që e ka emëruar Kryetarin e mëparshëm të Kuvendit propozon kandidat të ri për kryetar. /Indeksonline/.












