Rrahje masive në Gjykatën Themelore: Dy familje kundër njëra-tjetrës

Duket se një rrahje e përmasave të mëdha ka ndodhur gjatë ditës së sotme në Gjykatën Themelore në Ferizaj. Burimet e gazetës Indeksonline kanë bërë me dije se dy familje janë rrahur në gjykatë ndërsa është dashur intervenimi i forcave të rendit për ta vënë situatën nën kontroll. Hiç më pak se 13 vetë janë […]
Burimet e gazetës Indeksonline kanë bërë me dije se dy familje janë rrahur në gjykatë ndërsa është dashur intervenimi i forcave të rendit për ta vënë situatën nën kontroll.
Hiç më pak se 13 vetë janë arrestuar ndërsa ende nuk ka të dhëna mbi njerëzit e lënduar, përcjell Periskopi.
Kjo rrahje ka të bëj me rastin e ekstradimit të 36 vjeçares M.P., e cila dyshohet se ka vrarë 38 vjeçarin A.K., më 2 shtator të vitit të kaluar në periferi të Ferizajit.
Pas përfundimit të procedurave në hetuesi dhe prokurori, e njëjta është dërguar në Gjykatën Themelore në Ferizaj nga e cila të njëjtës i është caktuar masa e paraburgimit në afat prej 30 ditësh.
Ekstradimi i të dyshuarës është bërë më 18.12.2019












