Reagon Bulliqi: LDK ka refuzuar postin e kryeparlamentarit dhe presidentit

Ish-deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Shpejtim Bulliqi, ka thënë se LDK’ja ka lëshuar një shans që e ua ka ofruar kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti. Bulliqi thotë se LDK’ja ka refuzuar ta marrë postin e kryeparlamentarit, atë të presidentit në mënyrë që ta japin Ministrinë e Punëve të Brendshme. “Kryesia e LDK-së, për […]

“Kryesia e LDK-së, për shkak të interesave të ngushta, e ka lëshuar një shans fantastik që ua ka ofruar Albini. Kanë refuzuar ta marrin edhe Kryeparlamentarin edhe Presidentin e ta japin Ministrinë e Brendshme!”, ka shkruar Bulliqi.

Nesër do të mbahet seanca inauguruese e legjislaturës së shtatë në Kuvendin e Kosovës, në të cilën do të dështojë formimi i qeverisë për shkak VV’ja dhe LDK’ja ende nuk kanë arritur një marrëveshje.

Kryesia e Lidhjes Demokratike të Kosovës do të mblidhet nesër, pak para seancës ku pritet konstituimi i Kuvendit.

Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, përmes një videoje të titruar, ka njoftuar zyrtarisht se s’ka marrëveshje për bashkëqeverisje me LDK’në dhe se kjo parti i ka refuzuar edhe ofertën e fundit që Kurti thotë se ua ka bërë me 23 dhjetor.

Ndërsa kreu i LDK’së, Isa Mustafa, ka thënë se negociatat nuk kanë dështuar.

“Për LDK-në dhe për mua, negociatat nuk kanë dështuar. Ka dështuar strategjia e Vetëvendosjes për ta siguruar para publikut epitetin e palës parimore dhe gjeneroze në negociata dhe për t’ia hedhur fajin LDK-së”, thotë Mustafa,

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?