Ramush Haradinaj e krahason Albin Kurtin me anti-amerikanin Che Guevara

Ramush Haradinaj e krahason Albin Kurtin me anti-amerikanin Che Guevara

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Ramush Haradinaj ka folur sot në emisionin Frontal në T7 për bisedimet për koalicion në mes të Albin Kurtit e Isa Mustafës derisa, i ka bërë thirrje kreut të LV-së, Albin Kurtit që të mos vonojë në krijim të qeverisë së re. Haradinaj thotë se është në një situatë jo […]

Haradinaj thotë se është në një situatë jo të lehtë, pasi që ka shumë muaj që është duke udhëhequr në qeverinë në detyrë.

“Jam i dorëhequr prej korrikut, jam në një situatë jo të lehtë, situate është e ndishme, duke qenë kështu bëjmë ato punë elementare, mundohemi mos me ndodh vakumi, por është në interes të Kosovës, sa më shpejtë krijimi i qeverisë së re”, shprehet kryeministri në detyrë.

Ai shton se dikur ai e kishte të vështirë krijimin e qeverisë, për arsye se nuk kishte aq deputetë sa kanë sot LV dhe LDK.

“Ja kum marr lakmi LDK dhe VV që kanë marrë shumë deputetë, unë e kam pas të vështirë. Krejt është një se kuptoj se pse në Kosovë jemi me qasje të gabume, ka rregull kush i ka fitu zgjedhjet është mandatari, pse presidenti s’po i çon letër LDK-së, sepse Kurtit i bjen me kriju qeverinë”, ka shtuar tutje.

Haradinaj thotë se nuk janë të lehta palët me të cilët negociohet për të bërë qeverinë.

“Nuk janë të lehtë palët me të cilët ke me e bo qeverinë me to. Përgjegjësia për vonesa i bjen LVV dhe z.Kurti është gabim me jau shkep fajin tjerëve. Unë e kam kritiku që kish kohë me u marrë me qelë degë të VV në Shkup e Tiranë, e me u enë në krejt dynjanë, është mosrespekt, gjithë kohën rrike kryeqyteteve. Rri në vend tënd krijo qeverinë, dil pastaj, bo naj plan dil ku dush, ka bë gabime në veprime. Z.Kurti ekziston, po është mashtrim, nuk ka politikan Albin Kurtin që e ka qëllim qeverisjen, ky është person kauzë, nuk e ka për qëllim me i shti njerëzit e LVV në punë”, thotë ai.

Tutje, ai e ka krahasuar Albin Kurtin me Che Guevarën.

“Nuk ekziston një Albin Kurti nuk i ka nervat për këtë punë, është një mashtrim, me keqardhje e meriton Kosova dikë që jau kish kthy shpresën, është fatkeqësi cështja e diktatit.

Nuk më ka mashtru mu si person diçka, si koncept politik është mashtrim, fenomeni i tij është mashtrim, është i dhënë qysh po del në krahasim me Che Guevarën”, thotë ai.

Sa i përket mos takimit me presidentin për të caktuar mandatarin, ai thotë se kjo po ndodh për arsye se Kurti nuk i ka numrat që i duhen.

“Tash Albini me i pas pas numrat, më kujtohet edhe mu më pytshin a i ke numrat, me i pas numrat me pas marrëveshje ai nuk ishte vonu, shihet se nuk ka marrëveshje, unë mendoj që tani z.Kurti nuk mundet pa kufi me ikë. Është më së miri me përgatit një ofertë reale, me zor nuk munesh me marrë askënd në qeveri.

Nuk mundem me i dhënë këshilla, por, du me i thanë mos e zhgënje popullin. Është e pakuptimtë mos me bo qeverinë, jo po ma lyp një ministri.

Nuk e kemi kauzë përfshirjen në të njejtën qeveri me Kurtin, nuk du me ofendu në bazë të personit, por Albin Kurti si politikan është mashtrim, nuk kanë me ndodhë ato që i ka premtu qytetarëve”, ka shtuar ai.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?