Rama brenda çadrave tek familjet e prekura nga tërmeti: E mira s’ka fund, por Viti i Ri tjetër s’do t’u gjejë këtu

Rama brenda çadrave tek familjet e prekura nga tërmeti: E mira s’ka fund, por Viti i Ri tjetër s’do t’u gjejë këtu

Mbrëmjen e sotme kryeministri Rama ishte në Ishëm ku vizitoi banorët e prekur nga tërmeti, që janë vendosur në çadrat dimërore me sobë, ‘ku historitë brenda tyre janë të mëdha se vetë Shqipëria’ thotë ai. ‘Ne u jemi dhe do t’u jemi pranë megjithë zemër e me të gjitha mundësitë tona’ vijon më tej kreu […]

Mbrëmjen e sotme kryeministri Rama ishte në Ishëm ku vizitoi banorët e prekur nga tërmeti, që janë vendosur në çadrat dimërore me sobë, ‘ku historitë brenda tyre janë të mëdha se vetë Shqipëria’ thotë ai.

‘Ne u jemi dhe do t’u jemi pranë megjithë zemër e me të gjitha mundësitë tona’ vijon më tej kreu i qeverisë. Zv/ ministrja e Brendshme, drejtuese e shtabit për qarkun e Durrësit, Rovena Voda u shpreh se ‘Në Ishëm janë 2500 familje, 9000 banorë, kjo ka qenë një ndër zonat më të prekura nga tërmeti, e gjitha zona thuajse është verifikuar, kemi shpërndarë gati 350 çadra, ka mbetur edhe 40, por do i plotësojmë’.

 

 

Prefekti theksoi se janë dëmtuar, spitali, shkolla e mesme, ndërsa Ishmi dhe Bubqi janë zonat më të prekura. Reshjet e dendura në fundjavë i gjetën në çadra dhjetëra familje të prekura nga tërmeti. Ato refuzojnë të largohen nga çadrat për t’u strehuar në hotele, pasi nuk pranojnë të lënë pas bagëtitë, të cilat i konsiderojnë të vetmin burim të ardhurash.

Biseda e kryeministrit Edi Rama në njërën nga çadrat me familjet e prekura nga tërmeti

Edi Rama: Mendoj që shtëpitë në fshat do i bëjmë relativisht shpejt. Unë besoj që për të qenë brenda vitit të ardhshëm nuk do të ketë asnjë jashtë shtëpisë, dhe do i bëjmë më të mira sesa i keni.

Banori: Faleminderit, rrofsh sa malet

Edi Rama: Do ta bëjmë. Malet leri se gjysmë kodre nuk po e mbaj dot. E keqja është si ta marrësh, se vërteta na zuri, por po të mos kishim pasur hotelet do të kishim ngelur… Në fshat me çadra, por dimëroret janë ok.

Banori: Mua më ka dëmtuar i pari. Ai më dha krisjen. Kur u ngrita nga gjumi Allah Allah, dola sikur isha duke fjetur gjumë. Ishim pesë vetë në një dhomë, por shyqyr dolëm pa viktima…

Edi Rama: Me ndihmat në rregull?

Banori: Na kanë sjellë sa kanë pasur mundësi

Edi Rama: Nuk dua të flas shumë, por do ta bëjmë shpejt, nga marsi prilli do të fillojë puna….janë shumë

Banori:Të ecë mbarë

Edi Rama: Të ecë mbarë, që ta bëjë mbarë edhe për ju. E rëndësishme është që keni dalë shëndoshë e mirë. Por shtëpinë e re do ta kesh, që nuk do të krahasohet me këtë. E mira nuk ka fund, por më të gjatë se unë nuk keni…Viti i Ri tjetër nuk do u gjejë këtu…

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?