Rakiqi i ankohet opozitës në Serbi: Pse po heshtni ndaj shtypjes së serbëve në Kosovë

Kryetari i Listës Serbe, Goran Rakiq është ankuar në opozitën serbe ‘pse nuk po reagon ndaj shtypjes së serbëve në Kosovë’. ‘Sulmet e vazhdueshme ndaj serbëve në Kosovë dhe dhuna institucionale që po përkthehet në vendime gjyqësorë nga shqiptarët të cilët po dënojnë serbë pa asnjë provë, po kalon pa u vënë re nga opozita […]
Kryetari i Listës Serbe, Goran Rakiq është ankuar në opozitën serbe ‘pse nuk po reagon ndaj shtypjes së serbëve në Kosovë’.
‘Sulmet e vazhdueshme ndaj serbëve në Kosovë dhe dhuna institucionale që po përkthehet në vendime gjyqësorë nga shqiptarët të cilët po dënojnë serbë pa asnjë provë, po kalon pa u vënë re nga opozita në Beograd”, ka thënë Rakiq, shkruan Tanjug, përkthen Periskopi.
Ai ka thënë se ‘pse ushtarët e rremë kundër Kosovës në Beograd nuk po e ngrisin zërin ndaj shtypjes që po u bëhet serbëve në Kosovë’.
Ndryshe, ditë më parë, gjykata ka dënuar ish-zëvendësministrin e Administrimit dhe Pushtetit Lokal Ivan Todosijeviq për deklaratat që kishte bërë lidhur me masakrën e Reçakut.
Todosijeviq akuzohej për veprën penale “nxitja e urrejtjes, përçarjes ose mos durimit kombëtar. /Periskopi/












