Qytetarët misteriozë e varin Vjosa Osmanin para Kuvendit: Ikin për në Evropë mbi kalin e Skënderbeut (Foto)

Para ndërtesës së Kuvendit të Republikës së Kosovës është vendosur një pankartë me një mesazh politik interesant. “Na ikëm! Thirrna kur t’bahet mirë”, shkruhet në të, ndërsa shfaqet Skënderbeu që i hipur mbi kalë e kokëulur largohet kah Evropa. Në anën tjetër, Mustafa dhe Kurti luftojnë për një karrige në anën tjetër, të dy me […]
“Na ikëm! Thirrna kur t’bahet mirë”, shkruhet në të, ndërsa shfaqet Skënderbeu që i hipur mbi kalë e kokëulur largohet kah Evropa.
Në anën tjetër, Mustafa dhe Kurti luftojnë për një karrige në anën tjetër, të dy me shpata dhe me mburoja. Karriga ngjan me atë në të cilën ulet presidenti aktual, z.Hashim Thaçi, shkruan Periskopi
Poshtë saj ndodhet mbishkrimi “LDK” ku duket e varur Vjosa Osmani me disa penj dhe në të cilën shkruhet “BESO.”, slogani i kësaj partie për zgjedhjet e 6 tetorit.

Ende nuk dihet se kush e ka bërë një pankartë të tillë që është tepër fyese ndaj znj.Vjosa Osmani, megjithëse e paraqet në mënyrë të drejtë luftën për pushtet mes Albin Kurtit dhe Isa Mustafës.
Kujtojmë se këto dy parti nuk kanë arritur ende marrëveshje për qeverisjen e vendit. /Periskopi












