Pse njeriu e harron Zotin sipas Don Lush Gjergjit?

Don Lush Gjergji nga Ipeshkvia e Kosovës, flet për këndvështrimet e krishtera rreth temave të ndryshme shoqërore. Në pyetjen pse njeriu e harron Zotin ai përgjigjet: “E harron sepse krijon zota të rrejshëm. Bestytnitë janë të pranishme. Ne mendojmë se vetëm dikur njerëzit besojnë në shumë zota, edhe sot ka njerëz që zëvendësojnë zotin me […]
Don Lush Gjergji nga Ipeshkvia e Kosovës, flet për këndvështrimet e krishtera rreth temave të ndryshme shoqërore.
Në pyetjen pse njeriu e harron Zotin ai përgjigjet:
“E harron sepse krijon zota të rrejshëm. Bestytnitë janë të pranishme. Ne mendojmë se vetëm dikur njerëzit besojnë në shumë zota, edhe sot ka njerëz që zëvendësojnë zotin me hajni, me prepotencë me arrogancë, me pasuri, sa njerëz kanë dëshira ta mbikëqyrin tjetrin në detyra, e kush jemi ne, jemi të njëjtë edhe në detyra dhe përgjegjësi”.
“Zoti është i gjithëfuqishëm, i pranishëm, i dashur, por respekton lirinë e njeriut. Këtu është ndër misteret e mëdhaja”, thotë tutje ai për T7, përcjell Periskopi.












