Pse njerëzit janë racistë? (VIDEO)

Historiani dhe shkrimtari Onyeka Nubia shqyrton pse njerëzit janë racistë dhe tregon përvojat e tij personale. Librat e tij dokumentojnë jetën e britanikëve të zi, publikuar nga BBC. Onyeka Nubia është një historian dhe një shkrimtar i cili beson se për ta zhdukur racizmin së pari duhet ta kuptojmë atë dhe po ashtu të kemi […]
Onyeka Nubia është një historian dhe një shkrimtar i cili beson se për ta zhdukur racizmin së pari duhet ta kuptojmë atë dhe po ashtu të kemi përvoja personale. “Nganjëherë racizmi na bën konfuzë, unë nuk e përdori termin racizëm sepse keqkuptohet.” – thotë ai.
“Në Britani racizmi ka qënë i hapur, më ka rastisur të punojë me njerëz të bardhë dhe ata vazhdimisht thonë se nuk janë racistë, homofobikë e seksistë por në të vërtetë janë.” – vazhdon z.Nubia.
“Ata janë racistë, por janë të tillë duke mos e ditur se janë, fillojnë të flasin biseda për identitetin dhe për tema qe unë do të ndihesha i prekur.”
Më pas, ai vazhdon: “Atyre iu bie në mend të flasin për ato tema pasi unë jam aty, po të mos isha aty nuk do t’iu binte në mend etnia, ky është problemi me racizmin.”
“Mënyra e vetme për ta zhdukur racizmin është ndryshimi i ideve dhe besimeve të njerëzve dhe kjo arrihet përmes edukimit dhe informimit.”
“Ju duhet t’i ndryshoni idetë dhe pikëpamjet e njerëzve jo t’i ndëshkoni ato”, thotë Onyeka, transmeton Periskopi.
Kujtojmë që në një studim nga Universiteti I Harvardit, paragjykime më të ulëta racore u gjetën në Sërbi dhe Slloveni ndërsa më shumë u gjet në Ceki, Maltë, Bjellorusi, Itali e Lituani.
Vitin e kaluar, kryeministrja e Serbisë znj.Ana Bërnabiq i kishte quajtur shqiptarët e Kosovës si “njerëz të ardhur bukfalisht nga Mali”, pas së cilës kishte pasur reagime të shumta raciste. /Periskopi












