PSD reagon për aktakuzën ndaj dy anëtarëve të saj

PSD reagon për aktakuzën ndaj dy anëtarëve të saj

Partia Socialdemokrate, ka reaguar përmes një komunikate për media, në lidhje me aktakuzën që është ngritur ndaj dy anëtarëve të partisë së saj dhe një aktivisti të VV-së. Pasi që, dje ish-kandidati për deputet nga radhët e PSD-së, Gëzon Kastrati, njëherësh edhe vëllai i kryetarit të Komunës së Kamenicës, Qëndron Kastrati, kishte njoftuar përmes rrjetit […]

Pasi që, dje ish-kandidati për deputet nga radhët e PSD-së, Gëzon Kastrati, njëherësh edhe vëllai i kryetarit të Komunës së Kamenicës, Qëndron Kastrati, kishte njoftuar përmes rrjetit social Facebook, për këtë ftesë.

Ndërsa sot PSD, e quan të papranueshme që akuza kaq të rënda të përcillen me procese të dyshimta. Pasi që, sipas tyre, të akuzuarit për “Përgatitje të Veprës Terroriste”, nuk kanë pranuar asnjë ftesë apo njoftim zyrtar nga Gjykata Themelore, ata janë njoftuar vetëm përmes telefonit.

“Dje, dy aktivistë të Partisë Socialdemokrate janë njoftuar vetëm përmes telefonit se ndaj tyre është ngritur aktakuzë. Gëzon Kastrati, Korab Korça (ish aktivistë të VV-së, tash në PSD) dhe Çlirim Gërbeshi (aktivist i VV-së) akuzohen për “Përgatitje të Veprës Terroriste”. Ata nuk kanë pranuar asnjë ftesë, njoftim apo çfarëdo lloji tjetër të shkresës zyrtare nga Gjykata Themelore lidhur me rastin. Qysh tani ky proces filloi me parregullsi”, thuhet në komunikatë.

Në këtë njoftim është përmendur edhe rasti i aktivistëve Astrit Dehari, Adea Batusha, Atdhe Arifi, Egzon Haliti, Frashër Krasniqit dhe Petrit Ademi, që sipas PSD-së, ju hidheshin akuza për sulm terrorist ndaj Kuvendit të Kosovës, e që po sipas tyre,  në fund u rrëzua si rast në mungesë provash dhe në këtë mënyrë u bë i pamundur vazhdimi ose fillimi i një procesi të ri.

“Është e papranueshme që akuza kaq të rënda të përcillen me procese të dyshimta, e që rëndojnë vetëm mbi të akuzuarit dhe asnjëherë mbi trupën gjykuese, apo faktorët tjerë relevant për rastin, të cilët qartazi nuk e kanë kryer punën siç duhet”.

“Kjo na le të kuptojmë se qëllimi ishte disiplinimi i qytetarëve protestues, përmes inskenimeve të rasteve ndaj aktivistëve, për të cilët nuk u gjet asnjë provë. I njëjti fat e pret edhe rastin në fjalë”, thuhet tutje në komunikatë.

Sipas kësaj partie, rastet e montuara politikisht cenojnë mundësinë që Republika e Kosovës të zhvillohet si vend demokratik.

“Kjo gjë nuk do të lejohet në asnjë mënyrë. Ne jemi të bindur që ky proces është i sajuar dhe si i tillë do të rrëzohet. Partia Socialdemokrate mbështet aktivistët në secilin hap të nevojshëm për dëshmimin e pafajësisë së tyre. Kërkojmë nga Gjykata Themelore që sa më parë të ndalojnë persekutimin politik të aktivistëve pa asnjë bazë faktuale”, përfundon PSD.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?