Presioni ndërkombëtar për marrëveshje rritet, por VV vazhdon ta luftojë LDK-në

Presioni ndërkombëtar për marrëveshje rritet, por VV vazhdon ta luftojë LDK-në

Sot merr fund një tjetër javë pa marrëveshjen për koalicion qeveritar mes VV-së dhe LDK-së. Për më keq, java shënoi vetëm regres në këtë drejtim, me anëtarët përkatës të partive që po shajnë njëra-tjetrën. Zyrtarisht dihet se Vetëvendosje dhe LDK nuk po arrijnë marrëveshje për shkak të pozitës së presidentit të vendit. Vetëvendosje edhe pse […]

Zyrtarisht dihet se Vetëvendosje dhe LDK nuk po arrijnë marrëveshje për shkak të pozitës së presidentit të vendit. Vetëvendosje edhe pse e mori postin e kryeministrit dhe gjysmën e ministrive, nuk dëshiron t’i ofrojë partisë së z.Isa Mustafa atë që në një mënyrë ia dhanë qytetarët e Kosovës. Iu kujtojmë se në zgjedhjet e 6 tetorit, LDK-ja nuk i fitoi 10 për qind më pak se VV-ja, por vetëm 1,5 për qind.

Pse atëherë ky ngulmim i partisë së z.Kurti?

E gjithë kjo është rrjedhë e një gabimi të tmerrshëm në interpretimin e rezultateve zgjedhore. Vetëvendosje vazhdon të krekoset se i “ka fituar” zgjedhjet, ndërkohë që realisht ka fituar vetëm përbrenda lojës së krijuar nga politika ditore. Domethënë, doli e para. Por, kjo fitore është vetëm morale sepse sistemi ynë politik i jep asaj me automatizëm vetëm pozitën e kryetarit të Kuvendit, ndërsa jo atë të kryeministrit. Nga ky interpretim mashtrues, kjo parti deklaroi se Albin Kurti ishte zgjedhur nga “populli” për kryeministër. E vërteta ishte e hapur para nesh, por e ndryshme. Kurti i kishte marrë 185 mijë vota, ishte më i votuari, por Kushtetuta nuk e përcakton që kandidati më i votuar për deputet të jetë detyrimisht kryeministër.

Dhe, duke menduar se “kanë fituar” në një anë, dhe se “Albin Kurti është zgjedhur nga populli” kryeministër, VV-ja nuk beson që LDK-së i takon pozita e kryetarit të shtetit.

Nga kjo arrogancë e përçudshme, Besnik Bislimi i VV-së publikoi një ‘sondazh’ sipas së cilit Vetëvendosje do t’i fitonte 42 për qind të votave në rast të zgjedhjeve të reja, ndërsa LDK-ja vetëm 21 për qind. Pra, një kërcënim i hapur, publik, ndaj partisë me të cilën thonë se duan bashkëpunim.

Sidoqoftë, Kurti e Mustafa u takuan sërish. Dhe sërish dolën nga takimi pa duar-shtrëngimin ceremonial të arritjes së marrëveshjes.

Ky takim erdhi pas një jave me presion të shtuar ndërkombëtar. Dy deputetë të partisë së Angela Merkelit, Peter Bauer dhe Christian Schmidt, erdhën në Kosovë dhe u takuan me të dyja partitë duke iu thënë që të bënin marrëveshje sa më shpejt. Një gjë të tillë e bënë edhe shumë zyrtarë tjerë ndërkombëtarë. Por, sa më shumë që presioni ndërkombëtar rritet, aq më shumë po rritet edhe ashpërsia e VV-së dhe LDK-së me njëra-tjetrën.

Ndërkohë u mbajt edhe takimi i radhës i liderëve të shteteve tona fqinje në atë që u quajt “Mini-Schengen”. Kosova e refuzoi ftesën sërish, me Thaçin që deklaroi se përkundër që e kishte mik z.Edi Rama, i duhej që ftesën ta refuzonte.

Ia vlen të përmendim në këtë përmbledhje javore edhe shpalljen e futbollistit të vitit nga Federaa e Futbollit e Kosovës. Ai është Vedat Muriqi, që e mundi Milot Rashicën në fund. /Periskopi

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?