Presidenti sot fton Albin Kurtin për emrin e mandatarit

Presidenti Hashim Thaçi pritet që sot të takohet me liderin e VV’së, Albin Kurtin, lidhur me afatin kushtetues të dekretimit për mandatarin e ri të Qeverisë së Kosovës. Burime të Periskopit thonë kjo ftesë bëhet me kërkesën që Kurti si fitues i zgjedhjeve ta çojë emrin e mandatarit në Presidencë. Mësohet se shkresa do i […]
Burime të Periskopit thonë kjo ftesë bëhet me kërkesën që Kurti si fitues i zgjedhjeve ta çojë emrin e mandatarit në Presidencë.
Mësohet se shkresa do i dërgohet në mëngjes, ndërsa takimi pritet të ndodh gjatë ditës në Presidencë.
Kujtojmë se dje është bërë konstituimi i Kuvendit të Kosovës, me 110 deputetë në krye me kryeparlamentarin e ri, Glauk Konjufcën dhe tre nënkryetarët, Memli Krasnqi, Arbërie Nagavci dhe Kujtim Shala./PERISKOPI/












