Policia vret katër të dyshuar për përdhunim dhe vrasje në Indi

Policia indiane tha se katër burra të dyshuar për përdhunimin dhe vrasjen e një gruaje në jug të Indisë, u qëlluan për vdekje gjatë rindërtimit të skenës së krimit. Të katër burrat ishin në paraburgim dhe nuk janë akuzuar zyrtarisht për ndonjë krim. Ata u dërguan në një lokacion, ku dyshohet se ndodhi përdhunimi dhe […]

Të katër burrat ishin në paraburgim dhe nuk janë akuzuar zyrtarisht për ndonjë krim.

Ata u dërguan në një lokacion, ku dyshohet se ndodhi përdhunimi dhe vrasja, si dhe në vendin ku u dogj trupi i viktimës, tha një zyrtar i policisë.

Komisionari i policisë, Hyberabad Sadzhanar, i tha BBC-së se policia kishte dërguar të akuzuarit në vendin e krimit, për të rikonstruktuar atë që kishte ndodhur.

Policia qëlloi drejt tyre, kur ata u përpoqën të rrëmbenin armët e oficerëve dhe të ikin, tha ai.

Me atë rast, dy policë u plagosën.

Trupi i djegur i viktimës 27-vjeçare u gjet javën e kaluar, pasi u raportua e zhdukur.

Rasti ngjalli zemërim dhe protesta në të gjithë Indinë për mosveprimin e policisë.

Pas njoftimit për vrasjen e të dyshuarve, rreth 300 njerëz u mblodhën në vendin e krimit në Shadnagar, për të lavdëruar policinë.

Megjithatë, në Nju Delhi, disa monitorues e kanë dënuar vrasjen nga ana e policisë.

“Ky lloj i drejtësisë është i rremë. Vrasjet e tyre janë për të na mashtruar dhe ndalur kërkesat tona për përgjegjësi nga qeveria, gjyqësori dhe policia, dhe për dinjitet dhe drejtësi për gratë. Ne kërkojmë që kjo të ekzaminohet në detaje”, tha sekretarja e Asociacionit të Grave Progresive, Kavita Krishnan.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?