Policia tregon detaje se si shqiptari e theri me thikë serbin në Gjilan

Gjatë së hënës në fshatin Cërnicë të Gjilanit, një shqiptar e ka therur me thikë një serb. Policia e Kosovës ka bërë të ditur së të hënën rreth orës 16:20, në fshatin Cërnicë të Gjilanit, një shqiptar për arsye të panjohura ka therur me thikë një serb, të po të njëjtit fshat. Sipas njoftimit të […]
Gjatë së hënës në fshatin Cërnicë të Gjilanit, një shqiptar e ka therur me thikë një serb.
Policia e Kosovës ka bërë të ditur së të hënën rreth orës 16:20, në fshatin Cërnicë të Gjilanit, një shqiptar për arsye të panjohura ka therur me thikë një serb, të po të njëjtit fshat.
Sipas njoftimit të policisë, dorasi ka probleme me shëndetin mendor.
Ndërkaq, viktima në këtë rast serbi, është dërguar në QKUK dhe sipas mjekut, është jashtë rrezikut për jetë.
I dyshuari fillimisht ndodhej në arrati, por pas përpjekjeve policore më vonë është arrestuar dhe në konsultim me prokurorin ndalohet për procedura të mëtejme.












