Policia merr në pyetje 18 deputetët pro serbë pas incidentin në Parlamentin malazez

Tetëmbëdhjetë deputetë të opozitës pro serbe në Parlamentin e Malit të Zi, u ndaluan pas incidenteve që shkaktuan të enjten, në përpjekje për të ndaluar miratimin e një ligji të kundërshtuar nga Kisha Ortodokse serbe. Sipas Kishës serbe, institucioni kryesor fetar në Malin e Zi, ligji mbi lirinë fetare do të çojë në shkatërrimin e […]
Tetëmbëdhjetë deputetë të opozitës pro serbe në Parlamentin e Malit të Zi, u ndaluan pas incidenteve që shkaktuan të enjten, në përpjekje për të ndaluar miratimin e një ligji të kundërshtuar nga Kisha Ortodokse serbe.
Sipas Kishës serbe, institucioni kryesor fetar në Malin e Zi, ligji mbi lirinë fetare do të çojë në shkatërrimin e manastireve dhe kishave.
Ligji, që u miratua nga mazhoranca, parashikon shtetëzimin e pronave për të cilat kisha nuk mund të dëshmojë se i përkisnin asaj para vitit 1918.
Deri në atë datë, Mali i Zi nuk ishte i pavarur dhe bënte pjesë në mbretërinë e serbëve, kroatëve dhe sllovenëve.
Sipas mediave vendase, deputetët e Frontit Demokratik, që mbështesin pozicionimin e Kishës serbe në lidhje me këtë ligj, ndodhen aktualisht në rajonin e policisë për t’u marrë në pyetje.












