Policëve u lejohet puna dytësore, njohësit e sigurisë thonë se kjo duhet të ndalohet

Policëve u lejohet puna dytësore, njohësit e sigurisë thonë se kjo duhet të ndalohet

Disa zyrtarë policorë mbajnë edhe një punë të dytë. E në të shumtën e rasteve, ata janë rojtarë të bizneseve të ndryshme. Nga Policia e Kosovës thonë se atyre iu lejohet të ushtrojnë një punë të dytë, mirëpo njohësit e sigurisë po e kundërshtojnë këtë. Sipas këtyre të fundit zyrtarët policorë nuk do të ushtronin […]

Sipas këtyre të fundit zyrtarët policorë nuk do të ushtronin punë të dytë nesër po të njejtit do të kishin rroga më të larta dhe sigurime shëndetësore.

Zyrtarët policor kanë të drejtë të mbajnë një punë të dytë, njohësit e sigurisë thonë se kjo duhet të ndalohet.

Një incident i rëndë ndodhi para një diskoteke në qendër të Prishtinës.

Katër veta u plagosen me armë zjarri, e gjithë kjo doli se ndodhi në sy të dy policëve.

Dy pjesëtarë të Njësisë Speciale Operative, këtu po ushtronin një punë dytësore si roje sigurie.

Ata nuk intervenuan për të parandaluar incidentin.

E kjo ju kushtoi me suspendim nga ana e Inspektoratit Policor të Kosovës.

Inspektorati Policor i Kosovës lidhur me incidentin në diskotekën Duplex në Prishtinë, ka kërkuar informacione nga Policia Kosovës lidhur me veprimet/reagimet apo mos veprimet eventuale nga zyrtarët policorë që janë ndodhur afër vendit të ngjarjes sipas detyrës zyrtare apo edhe jashtë detyrës zyrtare. Inspektorati ka rekomanduar suspendimin e dy zyrtarëve policorë të Njësive të Specializuara me inicialet G.P dhe I.H deri në përfundim të hetimeve.

Por, policët e kanë të lejuar që të ushtrojnë një punë dytësore.

Angazhimi i policëve në punë të dyta është i lejuar sipas një rregulloreje të brendshme të Policisë së Kosovës.

Bazuar ne udhëzime të brendshme të PK-së, të punësuarit në polici u lejohet, pas aprovimit paraprak, të kryejnë punë jashtë orari, lloji i punës që mund ta kryejnë dhe orët për një javë janë të specifikuara në rregullore.

Komandanti i Policisë së Kosovës, Rashit Qalaj ka sqaruar procedurat se si një zyrtarit policor i mundësohet të mbajë një punë të dytë.

E njohës të sigurisë, thonë se parimisht nuk do të duhej që zyrtarëve policorë t’iu lejohet të bëjnë punë të tjera.

Nuredin Ibishi, thotë se kjo mund të zgjidhet me rritjen e pagave për zyrtarët policor dhe ofrimi i sigurimit shëndetësor.

Ibishi pohon se mbajtja e një pune tjetër gjithsesi ndikon edhe në rënien e produktivitet të punës primare që kanë zyrtarët policorë.

Ndryshe, Policia e Kosovës ka marrëveshje zyrtare me institucione të caktuara për t’u ofruar shërbimin e sigurimit nga ana e policëve. Këtu përfshihen institucionet publike, disa kompani private dhe ofrimi i sigurimit në ngjarje sportive.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?