Pesë persona plagosen pas sulmit afër bazës ushtarake të SHBA-së në Afganistan

Një sulm vetëvrasës me makinë bombë afër bazës më të madhe ushtarake amerikane në Afganistan, ka plagosur të paktën pesë persona dhe ka dëmtuar një spital që ka qenë duke u ndërtuar afër bazës ajrore, Bagram, kanë thënë zyrtarët afganë. Sulmi, për të cilin ende askush nuk e ka marrë përgjegjësinë vjen teksa Shtetet e […]

Një sulm vetëvrasës me makinë bombë afër bazës më të madhe ushtarake amerikane në Afganistan, ka plagosur të paktën pesë persona dhe ka dëmtuar një spital që ka qenë duke u ndërtuar afër bazës ajrore, Bagram, kanë thënë zyrtarët afganë.

Sulmi, për të cilin ende askush nuk e ka marrë përgjegjësinë vjen teksa Shtetet e Bashkuara kanë rifilluar bisedimet me talibanët për t’i dhënë fund luftës 18-vjeçare, tre muaj pasi presidenti amerikan, Donald Trump pati pezulluar ato.

Misioni mbështetës i NATO-s në këtë vend ka thënë se si pasojë e sulmit nuk ka viktima dhe se zona është duke u ruajtur pas incidentit.

“Forcat armike kanë kryer sulmin në zonën ajrore Bagram këtë mëngjes, duke shënjestruar një ndërtesë mjekësore, e cila po ndërtohej për t’iu ndihmuar afganëve që jetojnë afër bazës”, është thënë në deklaratën e NATO-s.

Baza ushtarake në Bagram gjendet rreth 50 kilometra në veri të Kabulit.

Sulmi i së mërkurës vjen në kohën kur Shtetet e Bashkuara synojnë të arrijnë marrëveshje me militantët talibanë, të cilët kontrollojnë rreth gjysmën e territorit të Afganistanit.

Ndërhyrja e SHBA-së dhe aleatëve të tjerë të NATO-s ka rrëzuar talibanët nga pushteti në Afganistan, në vitin 2001. /rel

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?