Përplasje mandatesh, VV e LDK do t’i rishikojnë vendimet e marra nga Haradinaj

Përplasje mandatesh, VV e LDK do t’i rishikojnë vendimet e marra nga Haradinaj

Qeveria “Haradinaj” pas dorëheqjes ka marrë një varg vendimesh, të cilat po kontestohen nga ana ligjore. Dy partitë potenciale për krijimin e qeverisë së re, LVV-ja e LDK-ja, po deklarojnë se të gjitha vendimet që janë marrë brenda dhe jashtë mandatit nga Qeveria, me të cilën ka udhëhequr Ramush Haradinaj, do të shqyrtohen edhe një […]

Qeveria “Haradinaj” pas dorëheqjes ka marrë një varg vendimesh, të cilat po kontestohen nga ana ligjore.

Dy partitë potenciale për krijimin e qeverisë së re, LVV-ja e LDK-ja, po deklarojnë se të gjitha vendimet që janë marrë brenda dhe jashtë mandatit nga Qeveria, me të cilën ka udhëhequr Ramush Haradinaj, do të shqyrtohen edhe një herë dhe do të adresohen në organet e hetuesisë, shkruan gazeta “Zëri”.

Kryeministri Ramush Haradinaj dhe kabineti i tij qeverisës nuk janë ndalur së marri vendime edhe pas dorëheqjes së tij nga posti i shefit të Qeverisë.

Duke nisur nga emërimet e udhëheqësve të institucioneve publike, të universiteteve e të ndërmarrjeve publike, emërime u bënë edhe nëpër postet diplomatike dhe në Agjencinë Kosovare të Inteligjencës, pavarësisht që Qeveria nuk gëzonte kompetencë të plotë për emërime në këto pozita, për të cilat u akuzua se qenë edhe politike.

Mirëpo këto vendime pritet të sfidohen nga qeveria e ardhshme.

Lëvizja Vetëvendosje dhe Lidhja Demokratike e Kosovës, të cilat janë duke tentuar ta krijojnë qeverinë e re, po deklarojnë se të gjitha vendimet që janë marrë nga qeveria “Haradinaj” do të shqyrtohen një për një dhe çdo vendim që del të jetë jolegjitim do të adresohet në Prokurori.

Se duhet të veprohet kështu po deklarojnë edhe njohësit e çështjeve juridike, të cilët theksojnë se sipas Kushtetutës së Kosovës qeveria konsiderohet e rënë nëse kryeministri jep dorëheqjen ose për arsye të tjera posti i tij mbetet i lire.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?