Përplasen zyrtarët e MAP’it dhe ata të MKRS’së për largimin e dhunshëm nga objekti

Përplasen zyrtarët e MAP’it dhe ata të MKRS’së për largimin e dhunshëm nga objekti

Një përplasje verbale ka ndodhur në Ministrinë e Kulturës, Rinisë dhe Sportit mes zyrtarëve të kësaj Ministrie dhe përfaqësuesve të Ministrisë së Administratës Publike. Këta të fundit, tinëzisht, tentuan që përmes kompanisë “Uni Projekt” të largojnë nga MKRS-ja materialet dhe gjësendet e punës për t’i zhvendosur të njëjtat përkohësisht në një objekt privat. Indeksonline ka […]

Këta të fundit, tinëzisht, tentuan që përmes kompanisë “Uni Projekt” të largojnë nga MKRS-ja materialet dhe gjësendet e punës për t’i zhvendosur të njëjtat përkohësisht në një objekt privat.

Indeksonline ka incizuar momentin e përplasjes mes zyrtarëve të MAPL-së dhe MKRS-së. Dy palët nuk u pajtuan me njëra-tjetrën duke arsyetuar qëndrimet e tyre.

“ Unë veç një sen po ta tham, prit veq pak… Ne i kemi kompetencat tona. Na thonë shkoni bani qato, ne i bajmë…S’kemi çka me disktu. Edhe puna jote, ti je drejtor i sporteve a çka je…”, është shprehur një përfaqësues i dikasterit të Administratës Publike.

Ndërsa, i shokuar me veprimet ka mbetur njëri prej drejtorëve të MKRS-së. Ai u shpreh se është kategorik kundër që ata të barten dhunshëm diku tjetër.

Lidhur me këtë rast ka intervenuar edhe Policia e Kosovës e cila s’ka lejuar të ndodhë ndonjë përplasje fizike.

Vlen të theksohet se zhvendosja e stafit të Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit nga objekti i ish-Komitetit është duke u tentuat të bëhet nën arsyetimin për t’ ia lëshuar vendin Presidencës së Kosovës.

Mirëpo, ky vendim ishte pezulluar përkohësisht para disa ditësh pas kërkesës zyrtare të parashtruar nga Këshilli Organizativ i Protestuesve të MKRS-së.

Ndryshe, zyrtar e Ministrisë së Bujqësisë janë zhvendosur tërësisht nga objekti i Ministrisë së Kulturës dhe të njëjtat janë vendosur tek ish-Pallati i Rilindjes.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?