Përjetimet për katastrofën në Zelandë të Re: Ishte si në Çernobil

Edhe pse pati shumë përpjekjeve për shpëtim, policia e Zelandës së Re theksoi se pas vullkanit nuk ka shpresë që në Ishullin e Bardhë [ang. White Island] të ketë të mbijetuar. Është raportuar se të paktën pesë njerëz humbën jetën ndërsa tetë të tjerë konsiderohen të humbur. Një ndër shpëtuesit Russell Clark tregon se skena […]
Është raportuar se të paktën pesë njerëz humbën jetën ndërsa tetë të tjerë konsiderohen të humbur.
Një ndër shpëtuesit Russell Clark tregon se skena kur ndodhi vullkani ngjante shumë me katastrofën e Çernobilit, aksident bërthamor ky që ndodhi në uzinën e energjisë bërthamore të Çernobilit në Ukrainë më 26 prill 1986, shkruan BBC, përkthen Periskopi.
Ndihmësi mjekësor Russell Clark, i cili fluturoi me helikopter për t’i shpëtuar turistët pas shpërthimit vullkanik të së hënës thotë se, “Gjithçka ishte e mbuluar me ngjyrë të hirtë.”
Kryeministrja e Zelandës së Re Jacinda Ardern i vlerësoi shumë ndihmësit mjekësorë dhe ndër të tjera ajo shtoi se: “Pilotët morën një vendim tepër të guximshëm nën rrethana jashtëzakonisht të rrezikshme në përpjekje për t’i nxjerrë njerëzit”.
Autoritetet të martën thanë që kishte shanse 50% për një shpërthim të dytë në 24 orët e ardhshme, por që nuk ka gjasa të ketë një shpërthim më të madh që do të ndikonte më shumë në kontinent. /Periskopi












