Përfundon mbledhja e kryesisë së VV’së, Albulena Haxhiu thotë se nuk ka garanci se do të ndodh koalicioni

Pas përfundimit të mbledhjes së kryesisë së VV-së, Albulena Haxhiu foli para medieve, duke thënë se nuk ka asnjë siguri që koalicioni me LDK-në të ndodhë, përcjellë Periskopi. “Nuk mund të them se ka garancë, se sot sapo lexova se kjo tashmë do të arrihet. Nuk është në rregull të krijojmë shpresa që kjo do […]
“Nuk mund të them se ka garancë, se sot sapo lexova se kjo tashmë do të arrihet. Nuk është në rregull të krijojmë shpresa që kjo do të ndodh, por i siguroj se do të mundohemi maksimalisht që t i heqim barrikadimet e deri tanishme. Është e qartë që kërkesa për të pasur kryetarin e Kuvendit e Presidentit është padrejte. Për aq kohë që presidenti i ri do të zgjedhet ne 2021 mendoj se nuk është në rregull të flasim për emra ose kujt do t’i takoj. Mund të mos i takoj as VV e as LDK-së, por një figurë të lartë”, është shprehur ajo.
Më tej, Haxhiu foli edhe për takimin e brendshëm ndërmjet dy partive, që u zhvilluar në Kuvendin e Kosovës.
“Besojë se takimi i mbrëmshëm ka qenë pozitiv dhe domethënës sepse kemi hapur gjitha diskutimet. Po presim që sot të ketë reflektim dhe të bëhet koalicioni. Dje janë shpalosur gjitha çështjet. Ka qenë një debat i sinqertë për shumë gjëra që s’janë thënë më përpara”, ka theksuar ajo.
Në fund, Haxhiu përmendi se Ministritë do të ndahen 5 me 5, ndërsa 2 minoriteteve.












