Përçudnimi i ministrive: MASHTKR-ja në një anë dhe Shëndeti e Sporti në tjetrën

Përçudnimi i ministrive: MASHTKR-ja në një anë dhe Shëndeti e Sporti në tjetrën

Video-mesazhi i mbrëmshëm i z.Albin Kurti në të cilën tregonte për dështimin e marrëveshjes, por në anën tjetër kërkonte negociata shtesë zbardhi edhe disa pika mjaft të çuditshme të negociatave me LDK-në. Në pikën 3 të ofertës, VV thjesht shpreh pajtimin me një kërkesë të përçudshme të LDK-së në lidhje me ministritë. Paraprakisht duhet të […]

Në pikën 3 të ofertës, VV thjesht shpreh pajtimin me një kërkesë të përçudshme të LDK-së në lidhje me ministritë.

Paraprakisht duhet të kujtojmë se këto dy parti janë pajtuar që numri i ministrive në qeverinë e re të reduktohet në vetëm 12, në mënyrë që të reduktohen shpenzimet qeveritare dhe të rritet efektshmëria, shkruan Periskopi.

Shumë analistë kanë deklaruar se reduktimi është i tepërt, duke thënë se 15 dhe jo 12 do të kishte qenë numri më adekuat i ministrive.

Dhe, duke qenë se numri mbeti 12, duket se në negociatat VV-LDK e kanë bërë lëmsh secilën ministri.

Pika 3 e ofertës së Vetëvendosjes ishte në fakt thjesht pajtimi i kërkesës së LDK-së për ndarjen e ministrive.

“Pika 3: Sipas kërkesës së LDK-së, ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit ndahet me ç’rast Kultura dhe Rinia i kalojnë ministrisë së Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, ndërkaq Sporti i kalon ministrisë së Shëndetësisë. Pakicat joserbe e marrin ministrinë e Zhvillimit Rajonal ose atë të Pushtetit Lokal, kurse pakica serbe ministrinë për Komunitete”

Kjo parti politike që udhëhiqet nga LDK-ja praktikisht e shpërbënte Ministrinë e Kulturës, Rinisë dhe Sporteve. Kultura e Rinia do të bëhej bashkë me Ministrinë e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë duke u bërë një zgjatim i jashtëzakonshëm “Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë, Rinisë dhe Kulturës”.

Çka ndodh me sportin, ndërkohë? Kjo është edhe më e çuditshme. Sporti do të bashkohet me një ndër ministritë më problematike të pasluftës, atë të Shëndetësisë.

Nuk dihet se në bazë të çfarë kriteresh po bëhen ndarjet e ministrive, por një gjë e tillë mund të ketë implikime shumë serioze në punën e çdo qeverie në të ardhmen.

Iu kujtojmë se Ministrinë e Shëndetësisë me të sportit e kanë edhe vende të tjera, psh Mjanmari [Myanmar] e Holanda.

Po ashtu, publikimi i kësaj kërkese si Pika 3 nga z.Kurti duket mjaft i palogjikshëm dhe mund të jetë bërë thjesht për ta tallur partinë e drejtuar nga Isa Mustafa. /Periskopi

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?