Për dy vjet, 5.3 tonë drogë nga Shqipëria shkuan në Itali

Plotë 5.3 tonë marijuanë nga brigjet shqiptare është trafikuar në brigjet puglieze për një periudhë gati 2 vjeçare. Guardia di Financa ka publikuar videon e operacionit ku gomone të fuqishme të ngarkuara plot e përplot me drogë nga Shqipëria i zbarkonin në brigjet e Barit. Gjatë hetimeve janë sekuestruar 8 gomone të fuqishme, ndërkohë sot […]
Plotë 5.3 tonë marijuanë nga brigjet shqiptare është trafikuar në brigjet puglieze për një periudhë gati 2 vjeçare. Guardia di Financa ka publikuar videon e operacionit ku gomone të fuqishme të ngarkuara plot e përplot me drogë nga Shqipëria i zbarkonin në brigjet e Barit.
Gjatë hetimeve janë sekuestruar 8 gomone të fuqishme, ndërkohë sot janë ekzekutuar urdhërarrestet për 20 persona mes tyre shqiptarë.
“Hetimet e operacionit kanë zbardhur se ky grup kriminal zotëronte një trafik të madh droge e armësh nga brigjet shqiptare në ato iltaliane që i kryenin me anë të gomoneve transoqeanike me motorra të fuqishëm që i mundësonin trasportimin të sasive të mëdha të marijuanës” thuhet në komunikatën e Guardia di Financa.
Të arrestuarit italianë i përkasin klanit mafioz “Strisciuglio” të Barit, ndërsa shtetasit shqiptarë sipas autoriteteve italiane akuzohen dhe për prodhim të lëndëve narkotike, grabitje, kërcënim e zhvatje të dhunshme , armëmbajtje pa leje e mbajtje abuzive armësh ilegale.
Autoritet italiane kanë vënë nën sekeustrim dhe të mira materiale të personave të arrestuar me vlerë 1 milionë euro. Janë sekuestrua 6 automjete luksoze e 27 llogari bankare. . Sipas autoriteteve italiane armët përdoreshin për të ushtruar kontrollin e trafikut të drogës në territorin e provincës së Barit.












