Pas korrupsionin “që ndal lojën me lodra”, BE-ja del me mesazh tjetër për Kosovën

Pas korrupsionin “që ndal lojën me lodra”, BE-ja del me mesazh tjetër për Kosovën

Bashkimi Evropian [BE] në Kosovë ka lansuar mbrëmë një video absolutisht të tmerrshme ku ilustronte se sa pak i njihte problemet e qytetarëve të vetëm të izoluar në Evropë. Sot, ka vazhduar me një video tjetër. Pasi na gënjyen hapur e në mënyrë të përsëritur se pas miratimit të Demarkacionit me Malin e Zi Kosovës […]

Pasi na gënjyen hapur e në mënyrë të përsëritur se pas miratimit të Demarkacionit me Malin e Zi Kosovës do t’i hiqeshin vizat dhe qytetarët e saj do të udhëtonin lirshëm në mbarë Evropën, BE-ja ka lansuar një fushatë të përçudshme e mizore që do të duhej të nxiste reagim të madh qytetar.

“Bashkimi Evropian në Kosovë ka lansuar një fushatë mediale me një seri mesazhesh nga qytetarët e Kosovës. Sllogani i fushatës është “Mos e lër korrupsionin të t’i vjedhë ëndrrat.” – shkruhet në faqen e saj në Twitter.

Videot në fjalë janë vetëm tridhjetë sekondëshe dhe ‘mundohen’ [shih thonjëzat] të pasqyrojnë telashet që iu shkakton korrupsioni qytetarëve të Kosovës, përcjell Periskopi.

Por, se sa pak e njeh dhe se sa pak i bën BE-së për Kosovën u dëftye në videon e mbrëmshme ku paraqitet një vajzë e vogël e cila thotë “se ëndrra e saj ishte të luante në park me lodra”, ndërkaq BE-ja deklaron me zë të vendosur “Mos e lër korrupsionin të t’i vjedhë ëndrrat”.

Kampanja në lidhje me problemin që ‘zyrtarisht’ vazhdon ta lër Kosovën të izoluar me regjim vizash, vazhdoi edhe sot me një studente që kërkon të vlerësohet me meritë në fakultet, shkruan Periskopi.

European Union in Kosovo has launched a media campaign with a series of messages from Kosovan citizens. The slogan of the campaign is “Don’t let corruption steal your dreams!” pic.twitter.com/fD3K0I6P22

— EuropeanUnion Kosovo (@EUKosovo) December 15, 2019

“Ëndrra ime është që secili student duhet të vlerësohet në bazë të meritës” – thotë një studente. E më pas, BE-ja me zërin e vendosur të një burri përsërit “Mos e lër korrupsionin të t’i vjedhë ëndrrat!” duke ndjellë shëmbëllimin e distopisë së frikshme të Gjorgj Orvellit [George Orwell], 1984.

“Vëllai i madh po iu sheh!” [ang.Big Brother is Watching You] – thuhet në këtë distopi. Më tej “Lufta është paqe. Liria është skllavëri dhe injoranca është fuqi”. Sidomos kjo e fundit bën më shumë kuptimin në këtë rast.

Në fakt, problemi madhor i Kosovës me korrupsionin ka të bëj kryekëput me atë të nivelit më të lartë, dhe me krimin e organizuar. /Periskopi

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?