Pas Albin Kurtit, Nexhmedin Spahiu indoktrinon edhe preshevarët me kombin kosovar

Publicisti i njohur kosovar, Nexhmedin Spahiu ka publikuar një fotografi në të cilën shihet duke mbajtur një ligjëratë para qytetarëve nga Presheva. Kjo ligjëratë duket se është organizuar nga “Forumi Rinor Rahovica” edhe pse siç mund ta shihni në fotografi, audienca e tij duket goxha e vjetër, përcjell Periskopi. Spahiu njihet si një ndër promovuesit […]
Kjo ligjëratë duket se është organizuar nga “Forumi Rinor Rahovica” edhe pse siç mund ta shihni në fotografi, audienca e tij duket goxha e vjetër, përcjell Periskopi.
Spahiu njihet si një ndër promovuesit më të zëshëm të idesë së “kombit kosovar” që shkaktuar përgjatë dekadës së fundit debate të pafundme në mbarë trojet shqiptare. Sidoqoftë, kjo ide po merr një përkrahje gjithnjë e më të madhe, me kosovarët që po e refuzojnë projektin e “Bashkimit Kombëtar”.
Madje, kjo ide është treguar aq e fuqishme sa ka depërtuar edhe në mendjen e potencialisht kryeministrit të ri të Kosovës, z.Albin Kurtit, i cili ka thënë hapur se projekti i “Bashkimit Kombëtar” nuk është në prioritetet e tij. Madje, ai e ka ndryshuar tashmë krejtësisht projektin duke kërkuar pas një kohe të gjatë “Federatë shqiptare” e cila do ta kishte Kosovën si shtet brenda.
Por, një ndër argumentet e palës kundërshtare ishte ajo e qytetarëve jashtë Shqipërisë dhe Kosovës. “A duhet t’i konsiderojmë shqiptarë apo kosovarë këta qytetarë?”- është pyetja që shtrohet shpesh.

Nuk dihet se çka ka folur z.Spahiu në këtë ligjëratë. Sidoqoftë, për ligjëratën në fjalë e ka përgëzuar me fjalët më të mira ish drejtori i Agjencisë Anti Korrupsion, z.Hasan Preteni siç mund ta shihni nga ‘screenshoti’ më lart./Periskopi












