Partitë ‘opozitare’ të gatshme për zgjedhje të reja

Partitë ‘opozitare’ të gatshme për zgjedhje të reja

Kanë kaluar tre muaj që kur janë mbajtur zgjedhjet e parakohshme parlamentare në Kosovë. Që nga mbajtja e tyre, ende nuk ka marrëveshje për  formimin e Qeverisë në mes të dy partive që synonin të bëjnë koalicion LVV dhe LDK. Mosmarrëveshjet nisën që kur LDK-ja e Isa Mustafës kërkoi që finalizimi i marrëveshjes të konkretizohet […]

Kanë kaluar tre muaj që kur janë mbajtur zgjedhjet e parakohshme parlamentare në Kosovë.

Që nga mbajtja e tyre, ende nuk ka marrëveshje për  formimin e Qeverisë në mes të dy partive që synonin të bëjnë koalicion LVV dhe LDK.

Mosmarrëveshjet nisën që kur LDK-ja e Isa Mustafës kërkoi që finalizimi i marrëveshjes të konkretizohet edhe me çështjen e Presidentit, post ky të cilin LDK kërkon që ta propozojë.

Ndërsa Vetëvendosje po kundërshton një gjë të tillë.

Marrëdhëniet në mes LDK-së dhe LVV-së arritën në pikën më të ulët, kur në seancën e 26 dhjetorit, LVV-ja propozoi kandidat për kryetar të Kuvendit, Glauk Konjufcën, veprim ky që u konsiderua i njëanshëm nga LDK-ja.

Padyshim që tani çështja shtrohet lidhur me atë nëse do të ketë zgjedhje të reja në vend.

Partia Demokratike e Kosovës, megjithëse doli e treta në zgjedhjet e 6 tetorit, ata janë zotuar që do të qëndrojnë në opozitë dhe se nuk do pranojnë ftesë për të hyrë në koalicion.

Hajdar Beqa nga PDK, thotë se formimi i institucioneve është në interes të popullit. Megjithëse, konsideron se këto dy parti e kanë mashtruar popullin me premtime se koalicioni do të realizohet brenda 72 orësh.

‘’Unë konsideroj se dy partitë në këtë rast VV dhe LDK që kanë proklamu para marrëveshjeve, pas zgjedhjeve do të thotë i kanë mashtru qytetarët e vendit dhe po shihet çdo ditë që janë më larg marrëveshjeve sesa ato deklarimet që kanë qenë të liderit të VV-së që brenda 72 orëve do ta bëjnë koalicionin’’, thotë Beqa. Ndër tjera, deputeti thotë se VV dhe LDK gjatë kohës sa kanë qenë në opozitë, kanë bllokuar shumë procese dhe si të tilla nuk janë të afta që të formojnë qeveri.

‘’Unë e shoh që janë të paaftë për ta menaxhuar atë fitore të brishtë qe e kanë janë të njëjtë njerëzit që kanë blloku procese edhe kur kanë qenë në opozitë në vitin 2014 dhe 2017 dhe me avazin e njëjte po vazhdojnë edhe si parti e parë. Mendoj se është në interes të vendit që t’i formojnë institucionet e vendit sa më shpejtë në harmonizim me Kushtetutën e vendit’’, tha Beqa.

Deputetja e zgjedhur nga NISMA Socialdemokrate, Albulena Balaj-Halimaj, thekson se përgjegjësia bie mbi Lëvizjen Vetëvendosje për formimin e qeverisë dhe të mos ua hedh përgjegjësinë partnerit të koalicionit, LDK-së.

Balaj-Halimaj shton se nëse këto dy parti nuk janë në gjendje që të arrijnë marrëveshje për koalicion, atëherë duhet të dorëzohen dhe shkuarjen në zgjedhje e sheh si rrugë që mundëson që vendi të lirohet nga ngërçi politik.

‘’Përgjegjësinë e ka VV të formojë qeverinë pa u munduar ta gjuaj fajin tek LDK. Prandaj, arritja e një marrëveshje varet krejtësisht nga i pari i zgjedhjeve dhe zgjatja e këtij ngërçi politik është përgjegjësi totale e VV. Vendi ynë nuk ka kohë të humbë, prandaj është mirë nëse nuk arrijnë marrëveshje të dorëzohen sa më parë dhe vendi të shkoj në zgjedhje. Pastaj qytetarët vlerësojnë sërish duke patur parasysh edhe faktin e dështimit të formimit të qeverisë. Sepse, mbi të gjitha duhet të kesh dhe të krijosh edhe partner e jo vetëm “armiq”, përfundon deputetja nga NISMA.

Edhe deputeti i zgjedhur nga AAK, Muharrem Nitaj vlerëson se dëshira për të pasur pushtet po i kushton shumë Kosovës.

‘’Po të ishte ky vend normal, çështja e qeverisë do të duhej të ishte punë e kryer tashmë! Kalkulimet e skajshme për sa më shumë pushtet, po e rrezikojnë funksionalitetin e shtetit. Situata është bukur e komplikuar. Cilado që të jetë zgjidhja, është mirë që të bëhet shumë shpejt!’’, tha Nitaj.

Megjithëse shkuarjen në zgjedhje e quan si ‘’e keqe e domosdoshme’’, Nitaj nuk e lë anash si zgjidhje nga ngërçi politik.

‘’Nëse ka një ngërç të pakapërcyeshëm në krijimin e qeverisë, atëherë e keqja e domosdoshme do të ishte shkuarja sërish në zgjedhje. Nuk është fundi i dynjasë as kjo!Ne jemi opozitë dhe jemi deklaruar kundër zgjedhjeve të tjera, por nëse nuk ka rrugëdalje, duhet ta pranojmë edhe këtë sfidë!’’, përfundon Nitaj.

Kujtojmë se presidenti i vendit Hashim Thaçi, gjatë ditës se sotme, për tretën herë ka ftuar për konsultë liderin e LVV-së Albin Kurtin./Periskopi/

 

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?