Partia më e fortë italiane thotë se do ta tërheqin njohjen e Kosovës, MPJ-ja mbetet pa koment

Matteo Salvini, udhëheqësi i partisë Lega Nord të Italisë, parti kjo nacionaliste është pozicionuar haptas krah Serbisë. Një deputet italian i kësaj partie paralajmëron se pas ardhjes së tyre në pushtet, do ta tërheqin njohjen e pavarësisë së Kosovës, shkruan Periskopi. Vito Komancini një zyrtar i kësaj partie, i afërt me liderin Salvini, i cili […]
Vito Komancini një zyrtar i kësaj partie, i afërt me liderin Salvini, i cili është edhe deputet në Parlamentin Italian ka thënë se poziciononi i tyre është i qartë, ata do ta mbështesin Serbinë në çdo mënyrë të mundshme, përfshirë këtu edhe rishikimin e vendimit për njohjen e Kosovës.
“Është e sigurt që Kosova është një problem i madh, madje për tërë Evropën. Ka trafik droge, trafikim të organeve njerëzore, terroristë islamikë, të kthyer. Pozicioni ynë është të mbështesim Serbinë në çdo mënyrë të mundshme. Po, sigurisht që do të rishqyrtojmë vendimin për njohjen e Kosovës”, është shprehur ai për Telegrafin serb.
Mirëpo për këtë Periskopi ka kontaktuar me Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe kanë thënë se bashkëpunimi me shtetin italian është i shkëlqyer.
“Nuk komentojmë qëndrime të individëve. Bashkëpunimi me shtetin italian është i shkëlqyer”, kanë thënë nga MPJ.
Kujtojmë që deri më tani 17 shtete kanë tërhequr njohjen e pavarësisë së Kosovës./Periskopi/












