Pantina: Qeveria të formohet sa më shpejt, na presin tema të mëdha

Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Lëvizja Vetëvendosje, edhe pas një muaji nga certifikimi i rezultateve të zgjedhjeve parlamentare nga KQZ, nuk kanë arritur të bëjnë marrëveshje për koalicion. Ngërçin politik fillimisht e shkaktoi kërkesa për postin e presidentit nga ana e LDK-së kështu duke vijuar me nominimin e Glauk Konjufcës për kryetar të Kuvendit të […]
Ngërçin politik fillimisht e shkaktoi kërkesa për postin e presidentit nga ana e LDK-së kështu duke vijuar me nominimin e Glauk Konjufcës për kryetar të Kuvendit të Kosovës e më pas zgjedhja e tij në krye të ulëses së Kuvendit gjë që LDK e konsideroi si veprim të njëanshëm nga ana e VV-së, shkruan Periskopi.
Shqipe Pantina nga PSD formimin e qeverisë nga LDK dhe VV po e sheh si të domosdoshme dhe proces që nuk duhet vonuar. Pantina në një prononcim për Periskopin, thotë se e sheh të arsyeshme formimin sa më të shpejt të institucioneve meqenëse Kosovën e presin tema të mëdha të cilat duhet zgjidhur sa më shpejt që të jetë e mundur.
‘’Ajo çka do thoja është se është mëse e domosdoshme që sa më shpejt të krijohen institucionet e reja të cilat duhet të marrin përsipër gjetjen e zgjidhjeve për një varg problemesh që presin me vite siç është psh zgjidhja e problemeve me Serbinë si dhe një menaxhim më i mirë i shërbimeve publike si psh arsimi, shëndetësia etj’’, tha Pantina.
Kujtojmë se gjatë ditës së djeshme në mbledhjen e Këshillit të Përgjithshëm të VV-së, Albin Kurti tha se bisedimet për arritje të marrëveshjes për koalicion me LDK-në do të vazhdojnë në janar./Periskopi/












